LAJMI I FUNDIT:

Moti sot në Shqipëri

Moti sot në Shqipëri

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për të martën në Shqipëri parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësira në zhvillim kryesisht në orët e mesditës.

Parashikohet që reshjet e shiut do të bëhen prezente në mesditë.


Për shkak të kontrastit termik, reshjet do të jenë edhe në formën e shtrëngatave lokale të shoqëruara me shkarkesa elektrike.

Gjithashtu, parashikohet edhe breshër i izoluar. Për shkak të reshjeve do të ketë mjegull e mjegullinë lokale. Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim 1-10 m/sek. Valëzimi në detet Adriatik e Jon i forcës 1-2.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 4-9 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-22 gradë celsius. /Telegrafi/