Sot presim mot me diell dhe të ngrohtë me vranësira lokale të lehta deri në mesatare, por në orët e pasdites në disa vende do të ketë kushte për jostabilitet.

Sipas parashikimit, do të ketë shira të rrëmbyeshëm lokalë, bubullima dhe erëra të forta, ndërsa në disa vende proceset meteorologjike mund të shndërrohen në stuhi të shoqëruara me erëra të forta dhe breshër.


Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga juglindja. Temperaturat e mëngjesit do të variojnë nga 11 deri në 20 gradë, ndërsa temperaturat e ditës do të arrijnë 32 deri në 36 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Në orët e pasdites, pritet jostabilitet me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra të forta në disa pjesë të luginës, si dhe janë të mundshme stuhi lokale me breshër.