Moti sot në Maqedoni

Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me erë të lehtë jugore dhe re të pakta. Pasdite, në vendet malore do të ketë kushte për të reshura lokale shiu dhe vetëtima.
Temperatura minimale do të lëvizë nga 11°C në 21°C, kurse ajo maksimale do të lëvizë nga 31°C e deri më 39°C.
Në Shkup e rrethinë moti do të jetë me diell dhe i nxehtë. Do të krijohen kushte për erë të lehtë dhe do të ketë re të pakta. Temperatura do të lëvizë nga 19°C e deri më 38°C.
Ditë të nxehta na presin edhe në ditët në vijim, prandaj duhet që të keni kujdes./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
10/07/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































