LAJMI I FUNDIT:

Moti në vendin tonë

Moti në vendin tonë

Deri në fundjavë kryesisht me diell, e në vise të ulëta mundësi për mjegull edhe gjatë ditës.

15.01.2020 – Gjatë ditëve të ardhshme vendi ynë mbetet nën ndikimin e zonave anticiklonike që do të vazhdojnë të kushtëzojnë mot stabil dhe të kthjellët. Në vise të ulëta priten kushte për mjegull, që vende-vende mund të mbetet edhe gjatë ditës.
Në fundjavë, nga dita e diel, mbi Itali do të depërtojnë fusha të presionit të ulët, që mbi rajonin tonë sjellin mot më të ftohtë, me vranësira, e të dielën vonë nga mbrëmja aty-këtu priten mundësi edhe për reshje të dobëta bore.


Kushtet meteorologjike jo të mira për nga qarkullim ajror, ditëve të ardhshme do të vazhdojnë të mbajnë vlerat e cilësisë së ajrit në vlera të pashëndetshme, mirëpo kohëpaskohe do të zbresin edhe në vlera mesatare.

16.01-18.01 – Kryesisht me diell. Në mëngjes ngrica, e në vise të ulëta mjegull, që vende-vende mund të mbetet edhe gjatë ditës.
19.01 – Më ftohtë, kryesisht me vranësira. Vonë në mbrëmje aty-këtu mundësi për reshje të dobëta bore
20.01 – Më ftohtë, kryesisht me vranësira. Vende-vende mundësi për reshje të dobëta bore.

Temperaturat minimale do të luhaten nga -4C deri -2C, ndërsa maksimalet nga 5C deri në 7C, e nga dita e diel do të pësojnë rënie deri në 1C. Në viset e ulëta të mbuluara me mjegull edhe gjatë ditës, maksimalet do të jenë më të ulëta për 3C deri 5C.

Do të fryjë erë e lehtë nga verilindja 1-4m/s.

Shtypja atmosferike mbetet lartë mbi vlera normale.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori