Moti për të enjten në Shqipëri parashikohet me vranësira të ndryshueshme.

Sipas shërbimit meteorologjik, do të ketë reshje shiu dhe pjesërisht shtrëngatë, stuhi dhe breshër i izoluar.


Era do të fryjë me drejtim jugperëndim 1-16m/sek. Deti parashikohet i forcës 4 me lartësi dallge 2.6 metra. Temperaturat minimale dhe maksimale pritet të arrijnë:

Temperaturat:

Vendet Malore 12/26

Vendet e Ulëta 14/28

Vendet Bregdetare 15/28. /Telegrafi/