eksperti-banner

Shqipëria të premten të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

Shërbimi Meteorologjik bën të ditur se moti parashikohet i kthjellët deri në mesditë dhe shtim vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura kalimtare në pjesën më të madhe të territorit, prezentë deri pasdite. Pas orëve të pasdites mot i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit.


Nga orët e mesditës deri ato të pasdites reshje shiu afatshkurtra dhe të dobëta në pjesën më të madhe të territorit (përjashtuar vijën bregdetare e lokalisht Ultësirën Perëndimore).

Përgjatë relieveve malore në lindje dhe jug në periudha afatshkurtra shtrëngata shoqëruar me shkarkesa elektrike. Ndërprerje e reshjeve të shiut në të gjithë territorin pas orëve të pasdites.

Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era hera-herës me shpejtësi deri në 14 m/s.

Deti - Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-3 ballë. /Telegrafi/