Shqipëria të premten do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke bërë që në të gjitha qarqet të mos ketë reshje shiu.

Temperaturat e ajrit do të shfaqin vlera tipike pranverore.


Në zonat bregdetare, temperaturat minimale pritet të zbresin deri në 10°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë rreth 21°C.

Në vendet e ulëta, temperaturat do të variojnë nga 6°C në mëngjes deri në 20°C gjatë mesditës.

Ndërkohë, në zonat malore priten temperatura më të ulëta, me minimale rreth 1°C dhe maksimale deri në 16°C.

Sa i përket erës, ajo do të fryjë e lehtë deri mesatare në pjesën më të madhe të territorit.