Shqipëria të enjten do të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare kryesisht përgjatë relieveve malore në jug të vendit.


Era me drejtim nga kuartati i veriut me shpejtësi mesatare 5 m/s, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina pritet të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s.

Valëzim në det të forcës 1-2 ballë. /Telegrafi/