LAJMI I FUNDIT:

Moti i ligë godet Gjermaninë, erërat e forta shkulëm pemë dhe shkatërruan shtëpitë – lëndohen 30 persona

Moti i ligë godet Gjermaninë, erërat e forta shkulëm pemë dhe shkatërruan shtëpitë – lëndohen 30 persona

Të paktën 30 persona janë lënduar nga moti i ligë në Kising të Bavarisë (Gjermani), rreth 10 kilometra në jugperëndim të Augsburgut në jug të Gjermanisë.

Stuhia e përcjellë me erëra të forta ka shkatërruar një tendë ku shërbehej birra, ku si pasojë gjashtë persona janë lënduar derisa po tentonin ta mbronin tendën nga erërat e forta, transmeton Telegrafi.


Ekipet emergjente janë kujdesur për të lënduar – duke i telefonuar edhe helikopterëve për t’i transportuar për në spital të lënduarit.

Stuhia shkuli edhe pemë në Shvaben, duke dëmtuar edhe ndërtesa e vetura. E autoritetet kanë njoftuar se një grua e moshuar u lënduar kur një pemë përfundoi mbi veturën e saj.

Policia dhe zjarrfikësit kanë intervenuar pasi një tunel ishte mbushur me ujë, e në aksione të kërkim-shpëtimit kanë marrë pjesë qindra policë, pjesëtarë të ekipeve emergjente dhe zjarrfikës.

Moti i ligë ka goditur edhe Fridbergun, qytet me rreth 30 mijë banorë, ku disa rrugë janë mbyllur si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Kalo në kategori