LAJMI I FUNDIT:

Moti i keq shkakton përmbytje dhe bllokim rrugësh në Shqipëri

Moti i keq shkakton përmbytje dhe bllokim rrugësh në Shqipëri

Reshje të dendura shiu kanë përfshirë gjatë natës dhe ditës së sotme pjesën më të madhe të territorit të Shqipërisë duke shkaktuar probleme në disa prej qarqeve të vendit.

Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, në disa zona ka dalje të lumenjve nga shtretërit, përmbytje të tokave bujqësore, banesa me prani të ujit si dhe ndërprerje të energjisë elektrike.


Në lagjen “Sanxhak” të qytetit të Laçit 15 banesa gjenden të rrethuara nga uji, ndërsa në Lezhë dhe Shkodër më shumë se 500 hektarë tokë bujqësore janë përmbytur. Për shkak të motit të keq, në shumë prej fshatrave të vendit, gjatë natës dhe ditës së sotme ka patur ndërprerje të energjisë elektrike.

Në Mirditë, përroi i Zmejës, në afërsi të qytetit Rrëshen, ka arritur në kuotën kritike, duke rrezikuar gjithë zonën. Për shkak të prurjeve të shumta nga reshjet, në Rrëshen është hapur diga e rezervuarit të Qafmollës, ndërsa në Krujë, lumi Ishëm ka dalë nga shtrati në pjesën e fshatit Marqinë, njësia administrative Bubq.

Po ashtu, në Shijak, lumi Erzen ka dalë nga shtrati në pjesën e fshatit Hardhishtë, njësia administrative Gjepalaj, ndërsa në lagjen “Granicë” të qytetit të Gjirokastrës përroi i “Çullos” ka shtuar prurjet dhe rrezikon banesat, ndërkohë që është bllokuar lagjja Lenxat në fshatin Lazarat.

Në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, 200 metra pranë tunelit të Skërficës, kanë vërshuar ujërat e një përroi malor, ndërsa në aksin e Rrugës së Arbërit, që shkon drejt Dibrës, sipër tuneleve në drejtim të Qafë Murrizës, ka rrëshqitje të dherave nga skarpatet në një segment rruge, duke e bërë rrugën të pakalueshme.

Edhe në aksin rrugor Burrel – Shkopet ka rënie gurësh në 2 segmente. Rënie të inerteve ka edhe në rrugën që shkon në fshatrat Bënçë e Lekdush, në aksin Elbasan-Qafe Thane, Elbasan-Gjinar, Gramsh-Moglice.

Thuajse çdo vit, territori i Shqipërisë përballet me situata emergjence për shkak të reshjeve të shiut dhe dëborës, që shkaktojnë dëme të konsiderueshme në mjedis, bujqësi, infrastrukturën rrugore, por edhe në jetën e përditshme të mijëra familjeve. Sipas ekspertëve, kjo situatë krijohet për shkak të ndërhyrjeve njerëzore pa kriter në mjedis, ndërtimeve të pakontrolluara përgjatë viteve, dëmtimit të sipërfaqeve pyjore dhe sistemit të kanalizimeve.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori