LAJMI I FUNDIT:

Moti i keq paralizon Durrësin dhe Vlorën, mbyten disa varka peshkimi (Video)

Moti i keq paralizon Durrësin dhe Vlorën, mbyten disa varka peshkimi (Video)

Mëngjesi i sotëm e ka gjetur sërish me mot të keq qytetin e Vlorës.

Mediat shqiptare raportojnë se lundrimi detar vijon të mbetet i pezulluar për shkak të erërave të forta e dallgëve të mëdha.


Po ashtu bëjnë me dije se si pasojë e motit të keq janë mbytur edhe pesë varka të vogla peshkimi në zonën e plazhit të vjetër ku qëndronin.

Ndërkohë, raportohet të ketë pasur probleme edhe në pyllin e Sodës ku janë rrëzuar disa pemë.

E njëjta situatë paraqitet edhe në qytetin e Durrësit.

Për shkak të motit të keq dhe me erë që ka përfshirë qytetin e Durrësit këtë fundjavë është pezulluar lundrimi në Adriatik.

Era është e fuqishme dhe shkon deri ne 20 m/s ndërsa lartësia e dallgës 8 deri 9 ballë në det të hapur.

Kapiteneria e Durrësit dhe Barit mbylli portet gjatë natës duke mos lejuar nisjen e trageteve.

Tragetet janë nisur mëngjesin e sotëm me 8 orë vonesë.

Lundrimi qëndron i pezulluar edhe për anijet e tjera të lundrimit të cilat janë ankoruar në vendstrehime për t’ju shmangur përplasjeve nga era.

Një mot të tillë e paralajmëroi edhe Drejtoria Detare, e cila njoftoi për det të trazuar në 3 ditët e para të muajit shkurt.

Njoftimi i Drejtorisë Detare:

Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton lundërtarët, pronarët e mjeteve detare, operatorët në portet e Shqipërisë dhe në hapësirën detare, që ditën e premte, të shtunë dhe të diel, në datat 1, 2 dhe 3 shkurt 2019, bregdeti ynë do të përfshihet nga erëra me drejtim nga jugu në juglindje dhe forca e detit 7, shkalla Boufort, në det të hapur.

Drejtoria Detare iu bën thirrje të gjithë subjekteve që operojnë në fushën e detarisë që të marrin masa për sigurimin e mjeteve në porte dhe të rrisin shkallën e gatishmërisë së ekuipazhit në mjete. /bw/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori