LAJMI I FUNDIT:

Moti i keq nuk e ndal sezonin në Shëngjin

Moti i keq nuk e ndal sezonin në Shëngjin

Moti i paqëndrueshëm, me reshje shiu nuk e ka ndalur sezonin turistik në Shëngjin.

E gjitha vija bregdetare nga Rana e Hedhur deri në Kune, vijon të jetë e mbushur me pushues.


Pavarësisht rënies së temperaturave të shumtë janë ata që provojnë freskinë e detit, ndërsa thonë se kushtet atmosferike nuk do t’i pengojnë aspak për të vijuar pushimet që kanë vendosur t’i bëjnë në këtë periudhe.

“Po kalojmë shumë mirë, ka shumë pastërti. Moti i keq nuk na i prish pushimet. Na duhet edhe kjo freski se edhe shumë vapë nuk është mirë,” shprehen turistët.

Me këtë ritëm sezoni turistik në Shëngjin pritet të zgjasë përtej 3 muajve të verës, pasi edhe pronotimet për shtatorin janë të kënaqshme./RTSH