LAJMI I FUNDIT:

Moti gjatë vikendit: Të shtunën shi, të dielën diell

Moti gjatë vikendit: Të shtunën shi, të dielën diell

Gjatë vikendit mbi vendin tonë pritet të mbajë mot i ndryshueshëm. Të shtunën priten reshje shiu në mëngjes, ndërkaq nga dita e diele pritet të ketë përmirësim të motit.

Sipas Prishtina Weather nga dita e diel fusha anticiklonike dhe masa më të ngrohta ajrore do të depërtojnë mbi rajon, ku do të kushtëzojnë mot të butë dhe kryesisht me diell. Në mëngjes në vise të ulëta parashihen kushte për formim të mjegullës, që vende-vende ka gjasa të mbetet edhe gjatë ditës.

Parashikimi për datat 14-18 dhjetor:

Të shtunën reshje lokale shiu në mëngjes. Nga dita e diel kthjellime dhe më butë. Në ultësira mundësi për mjegull.

13.12.2019 – Cikloni i thellë nga Atlantiku ka filluar të depërtojë mbi Adriatik, që gjatë natës dhe të shtunën në mëngjes sjellë kushte për reshje lokale shiu, e në vise malore borë.
Nga dita e diel fusha anticiklonike dhe masa më të ngrohta ajrore do të depërtojnë mbi rajon, ku do të kushtëzojnë mot të butë dhe kryesisht me diell. Në mëngjes në vise të ulëta parashihen kushte për formim të mjegullës, që vende-vende ka gjasa të mbetet edhe gjatë ditës.

Me qarkullimin e mjaftueshëm ajror që parashihet orëve të hershme të ditës së shtunë, cilësia e ajrit do të përmirësohet në vlera të mira dhe mesatare. Mirëpo nga dita e diel, nën kushtet e një moti më stabil, sërish pritet të kaloj në vlera të pashëndetshme.

14.12 – Herët në mëngjes erë dhe riga lokale shiu. Ditën kryesisht me vransira, e në mbrëmje kthjellime dhe ftohtë.
15.12 – Në mëngjes ngrica, në vise të ulëta mjegull. Ditën kryesisht me diell dhe butë.
16.12-17.12 – Në mëngjes ftohtë, në ultësira mjegull. Ditën butë, kryesisht me diell.
18.12 – Në ultësira, në mëngjes mundësi për mjegull. Ditën butë, pjesërisht vranët, me intervale të gjata me diell.

Temperaturat e ajrit në rritje, ndjeshëm mbi vlera mesatare, me minimale nga -1C deri në 4C, e maksimale nga 9C deri në 12. Në vise të ulëta, ku është mundësi që mjegulla të mbetet edhe gjatë ditës, maksimalet do të jenë më të ulëta për 3C deri 5C.

Të shtunën erë mesatare dhe fuqishme nga juglindja 4-15m/s. Nga dita e diel erë e lehtë nga jugu 1-4m/s.

Shtypja atmosferike të shtunën në mëngjes do të zbres thellë nën vlera normale, mirëpo nga dita e diel pritet rritje e shpejtë, lartë mbi këto vlera. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori