LAJMI I FUNDIT:

Mot me shi edhe në Shqipëri

Mot me shi edhe në Shqipëri

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, gjatë ditës së sotme do të ketë mot me vranësira mesatare dhe të dendura.

Parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar. Prej orëve të drekës reshjet shtrihen në pjesën më të madhe të territorit. Reshjet me intensitet mesatar deri të lartë në formë shtrëngatash dhe stuhi kryesisht në Veriperëndim-Perëndim të vendit. Mjegull/mjegullinë lokale për shkak të reshjeve të shiut.


Era do të jetë nga kuadrati i Juglindjes-Jugperëndimit me shpejtësi 2-15 m/sek, përgjatë vijës bregdetare erë intensive dhe me rrahje 20-30 m/s. Erë intensive edhe përgjatë zonave luginore të vendit, e shoqëruar me një valëzim të forcës 4-5 ballë.

Shkodër 13/24 Re shi
Kukës 10/24 Re shi
Lezhë 12/25 re shi
Dibër 9/23 Re shi
Durrës 15/26 Re shi
Tiranë 16/27 Re shi
Elbasan 16/26 Re shi
Berat 12/28 Re shi
Vlorë 14/26 re shi
Korçë 11/19 re diell
Gjirokastër 13/27 re shi
Sarandë 18/27 Re shi /ATSH/