LAJMI I FUNDIT:

Mot i lig në Gjermani dhe Çeki

Mot i lig në Gjermani dhe Çeki

Stuhia Hervart, e shoqëruar me erë të fuqishme dhe reshje të rrëmbyeshme të shiut, prej herët në mëngjes goditi disa pjesë të Gjermanisë veriore dhe Çekisë, duke shkaktuar ndërprerje të furnizimit me energji elektrike dhe probleme në komunikacion.

Siç lajmëroi DPA, një person është lënduar më rëndë në kryeqytetin gjerman, Berlin, kur vrulli i erës së fuqishme e rrëzoi nga një skele ndërtimi.


Nëpër qytet janë regjistruar disa raste të çrrënjosjes së pjesëve të çative dhe drunjve, ndërsa shërbimet zjarrfikëse kumtuan se sot në mëngjes mes orës 4 dhe 7 ka pasur mbi 100 thirrje për intervenime.

Për shkak të motit të lig, autoritetet e Berlinit sot në mëngjes shpallën gjendje të jashtëzakonshme në qytet, me qëllim që të lehtësohet përballja me pasojat nga goditja e stuhisë Hervart.

Drunj dhe shtylla të çrrënjosura shkaktuan ndërprerje në komunikacionin hekurudhor në disa binarë në pjesët veriore dhe qendrore të Gjermanisë, ndërsa pengesa në komunikacion ka edhe në disa drejtime rrugore në gjashtë krahina gjermane, përfshirë edhe në rajonet e Berlinit dhe Hamburgut.

Në disa pjesë të Gjermanisë ka ndërprerje edhe në furnizimin me energji elektrike, ndërsa autoritetet u rekomanduan qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë lëvizjet nëpër parqe dhe pyje.

Reshjet e rrëmbyeshme të shiut shkaktuan edhe rritje të nivelit të lumit Elba, e cila doli nga shtrati në disa pjesë të hamburgut, duke vërshuar disa parkingje nëntokësore dhe hapësira në afërsi të rrjedhës së lumit.

Në të njejtën kohë, era e fuqishme dëmtoi disa kulme dhe çrrënjosi drunj dhe shtylla në rajonin çek të Bohemisë Qendrore dhe në rajonin e Pragës.

Në disa pjesë të Çekisë veriore era vende-vende ka qenë me shpejtësi edhe deri 136 kilometra në orë, që është në nivel të uraganit.

Në disa pjesë të Çekisë janë bllokuar hekurudhat dhe drejtimet rrugore, për shkak të drunjve dhe shtyllave të çrrënjosura.

Për shkak të erës së fuqishme janë regjistruar edhe ndërprerje në furnizimin me energji elektrike në mbi 10.000 amvisëri në 10 nga 14 rajonet çeke.

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Dy vëllezër australian dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Dy vëllezër australian dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Amerika
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Kalo në kategori