LAJMI I FUNDIT:

Mot i kthjellët sot në Shqipëri

Mot i kthjellët sot në Shqipëri

Kthjellimet dhe vranësira të herëpashershme gjatë paradites sot do të dominojnë motin në të gjithë Shqipërinë.

Por pasditja do të risjellë vranësira më të shpeshta në zonat malore veriore dhe verilindore.


Kushtet e motit të kthjellët do të na shoqërojnë dhe gjatë natës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale nga -4°C në 16°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 30km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në det dallgëzim deri 3 ballë.