Mot me diell dhe vranët, temperaturat deri në 7 gradë


Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, kryesisht rreth relievit malor.
IHK njofton se në mesditë temperaturat maksimale do të jenë më të ulëta për 1-2 gradë se dita e hënë.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 dhe -2 gradë, ndërsa maksimalet e ditës do të jenë deri 5 deri në 7 gradë Celsius.
Gjatë gjithë javës do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
14/02/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






































