LAJMI I FUNDIT:

Moszgjidhja e kontesteve dëmton bizneset (Video)

Moszgjidhja e kontesteve dëmton bizneset (Video)

Vonesat në zgjidhjet e kontesteve mes bizneseve dhe Administratës Tatimore të Kosovës e Doganës, janë ndër ankesat më të shprehura nga bizneset në vitet e fundit. Ato janë shtuar veçmas pas shpërbërjes së Bordit të Pavarur për Rishqyrtime.

Bizneset kanë kërkuar që ky Bord të rifunksionalizohet, por Bashkimi Evropian e ka rekomanduar që një gjë e tillë të mos ndodh. Sipas rekomandimeve të BE-së, Kosova është një vend demokratik dhe pushtetet janë të ndara , kështu që me rishqyrtime duhet të merret gjykata.


Përfaqësuesit e bizneseve kanë kërkuar që pavarësisht rekomandimeve që dalin nga BE, nëse bizneset kanë kërkuar që të rifunksionalizohet Bordi i Pavarur për Rishqyrtime, atëherë edhe Kuvendi duhet të vendos në interes të biznesit kosovar. /Tribuna Channel/