LAJMI I FUNDIT:

Mosmarrëveshje në trafik, arrestohet një person në Deçan

Mosmarrëveshje në trafik, arrestohet një person në Deçan
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Deçan, pasi që i njëjti kishte tentuar ta sulmonte me thikë një person.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Dëshmoret e Kombit”, rreth orës 15:20.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pas një mos marrëveshje që kishte pasur me viktimën mashkull kosovar në një aksident trafiku ku i dyshuari kishte tentuar ta sulmonte viktimën me një thikë. Të lënduar nuk ka pasur. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Telegrafi/