LAJMI I FUNDIT:

“Mosmarrëveshja”, premierë e re në TKK

“Mosmarrëveshja”, premierë e re në TKK

Teatri Kombëtar i Kosovës (TKK) njofton se shfaqja “Mosmarrëveshja” me tekst nga Albert Camus dhe me regji nga Fata Hyseni, vjen si premierë të hënën, më 20 maj, në ora 21:00.

Asistent-regjie i kësaj shfaqjeje është Skender Podvorica, ndërsa luajnë: Kumrie Hoxha, Florieta Bajraktari, Armend Ballazhi, Shpetim Selmani e Fatlume Bunjaku. Skenograf është Mentor Berisha; kostumografe Alma Krasniqi; ndërsa muzika është bërë nga Gëzim Hasani.


Shfaqja do të jepet reprizë të martën dhe të mërkurën, më 21 e 22 maj, po ashtu nga ora 21:00. /Telegrafi/