Gjatë kësaj jave Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit, por Lëvizja Vetëvendosje si partia më e votuar në vend dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, ende nuk kanë arritur koalicion të përbashkët që do çonte në formimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës.
Në anën tjetër shoqëria civile po kërkon krijimi sa më shpejt të institucioneve të reja të Kosovës dhe konsolidim të Kuvendit, pasi sipas tyre, moskrijimi i institucioneve po ndikon negativisht në aspektin e integrimit të Kosovës drejt Bashkimit Evropian.
Jeta Krasniqi nga KDI thotë se çfarëdo lloj vonese në ndërtimin e institucioneve të Kosovës ndikon drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve.
Ajo e sheh si të nevojshëm që sa më parë konsolidimin qeverisë së re, e cila sipas Krasniqit, e rrugës do të ishte të përkushtohej në zbatimin e agjendës evropiane, përkatësisht zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA).
“Çfarëdo lloj vonese, çoftë në ndërtimin e institucioneve, çoftë në ndërtimin e një koalicioni dhe ndërmarrjen e reformave të cilat janë të nevojshme, çoftë zhvillim ekonomik në përgjithësi social, por edhe në rrugëtimin evropian, ndikon drejtpërdrejt në mirëqenies e shtetit të Kosovës dhe të shoqërisë. Tani ne e dimë se jemi para një procesi ku Kosova ka nënshkruar MSA, marrëveshjen e parë dhe të vetme kontraktuale me BE-në dhe kemi parë që pavarësisht që kemi të bëjmë me strategji siç është ERA, institucionet e Kosovës nuk janë duke i përmbushur të gjitha kriteret dhe kërkesat që dalin nga këto dokumente. Prandaj, është më se e nevojshme që sa më parë të kemi institucione të reja që të përkushtohen për agjendën evropiane, pasi duke përkushtuar në agjendën evropiane mund të ecin përpara kësaj agjende, dhe mund të tregojmë se si shtet jemi një aleat serioz”, theksoi Krasniqi.
Edhe drejtoresha ekzekutive e Grupit për Studime Juridike dhe Politike, Arbëresha Loxha ka kërkuar që sa më parë të kemi krijim të qeverisë së re.
Loxha tha se mos krijimi i institucioneve të reja të Kosovës po afekton të gjitha proceset reformuese dhe integruese të Kosovës.
“Kemi më shumë se një muaj e gjysmë që nga përfundimi i zgjedhjeve dhe ne ende nuk kemi koalicion të krijuar, pra krijim të qeverisë dhe konsolidim të Kuvendit të Kosovës. Kjo prodhon pasoja në disa aspekte, natyrisht pengon edhe do të ndikoj negativisht në të gjitha proceset reformuese dhe integruese të Kosovës. Dhe në këtë rast MSA-në, Planin Kombëtar për zbatim të MSA-së, i cili veçse implementimi i tij ka qenë i pakënaqshëm. Kjo për faktin se ka munguar vullneti politik, proceset e tilla reformuese kërkojnë vullnet të madh politik dhe me mungesë të krijimit të institucioneve afektohet edhe zbatimi i MSA-së… Përveç, MSA-së do të pengohen edhe proceset tjera reformuese një shembull kemi edhe sektorit e drejtësisë, i cili ka mbetur pa reformë dhe shumë procese reformuese kanë filluar dhe për të cilat në fakt nuk është bërë asgjë dhe me krijimin e qeverisë së re mund të shohim edhe kthim në pikën zer o“, tha Loxha.
Drejtoresha e GLPS-së, Arbëresha Loxha tha se mungesa e progresit në integrimin evropian po e dëmton edhe imazhin e Kosovës.
“Mungesa e progresit në procesin integrues dhe reformues në përgjithësi, natyrisht që e dëmton imazhin e Kosovës në anën tjetër në rrafshin diplomatik ne veçse jemi duke pësuar disfatë nga Serbia në fushatën e saj kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës ose konsolidimit të shtetësisë së saj dhe natyrisht para institucioneve të BE-së, mungesa e vullnetit politik në këtë rast edhe mungesa e krijimit të institucioneve i lë prapa të gjitha proceset integruese dhe natyrisht e portretizon negativisht imazhin e Kosovës”, theksoi ajo.
E sipas analistit politik, Ramush Tahiri rrugëtimi i Kosovës drejtë Bashkimit Evropian është i ndërlikuar.
Ai tha se deri në këtë kohë është dashur që të kemi qeveri të formuar.
“Deri tani është dashur që qeveria të jetë e formuar, ndërsa për integrimet euroatlantike procesi është më i ndërlikuar sepse Kosova nuk ka subjektivitet ndërkombëtar ende dhe Kosova ka procedura të veçanta për integrimin evropian. Fatkeqësisht, ajo që Kosova ka nevojë është liberalizimi i vizave i cili nuk po vjen”, u shpreh Tahiri.
Qytetarët e Kosovës më 6 tetorit iu drejtuan kutive të votimit për zgjedhur kryeministrin e ardhshëm të Kosovës dhe deputetët e ardhshëm të Kuvendit të Kosovës. Ky proces u vlerësuar se shkoi mjaftë mirë, por që më pastaj pas shumë ankesave në rinumërim shkuan rreth 90 për qind e vendvotimeve/kp/Telegrafi/
Speciale Kriza në Ukrainë
Më shumëNga Rubrika

AGK kërkon nga organet e sigurisë që të nisin hetimet ndaj linçimit të Dafina Demakut

Kurti falënderoi Cramonin për mbështetjen, eurodeputetja e kritikon nga veriu i Mitrovicës

Kusari: Aktet e vetme të dhunës dhe agresionit janë ato të bandave në veri,që kanë sulmuar veturat e Policisë

Von Cramon e vrazhdë me policët në veri: Çka dreqin ju solli këtu, ku është kërcënimi

Veriu i Kosovës përplasë kongresistin Nunn me Grenellin: Mobilizimi ushtarak i Serbisë përbën rrezikun më të madh

Von Cramon në veri: Shumë gjëra mund të shkojnë keq në Kosovë nëse ky është realiteti - duhet të shohim opsione të tjera

Kurti falënderoi Cramonin për mbështetjen, eurodeputetja e kritikon nga veriu i Mitrovicës

QUINT: Kosova të mos ndërmarrë masa të reja për hyrje me forcë në ndërtesat komunale

Kusari: Aktet e vetme të dhunës dhe agresionit janë ato të bandave në veri,që kanë sulmuar veturat e Policisë

Dien Shirt Company

American School of Kosova

Procurri

Procurri

Scopic Software

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Shitet shtëpia 299.81 m², një strehë qetësie në Zllatar ID-195

Me fletë poseduese dhe në qendër të Prishtinës kjo banesë ofrohet për blerje ID-194

Shitet banesë moderne me 116.4m² në Prishtinën e Re ID-193

Jetesa luksoze në Prishtinën e Re – Banesa juaj e ëndrrave në Kompleksin Dora ID – 192

Krijoni kombinime të pafundme – atletet Puma që shkojnë me çdo veshje

Përshtatja moderne dhe eleganca klasike – maica Polo Giovanni Ferrini për meshkuj

Atletet Adidas ofrojnë mbështetje për këmbët dhe nuk shkaktojnë djersitje

Komoditeti dhe stili bëhen një falë këtyre pantallonave nga brendi Marrakech

Hyni në fushë me stil, besim dhe performancë të pandalshme me atletet Adidas
Më të lexuarat

Trajneri i Borussia Dortmund, Terzic, ka dhënë një nga intervistat më të trishta në histori të Bundesligës, pasi humbi titullin kampion

Joseph: Problemet në veri të Kosovës i zgjidhin katër shtete të NATO-s

Kurti thyen heshtjen pas tensioneve në veri: E kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe mirë po shkon puna

Zvicër, vritet nga bashkëshorti 37-vjeçarja nga Kosova

Kongresmeni Torres: Zhgënjyese që Sekretari Blinken sulmoi publikisht Kosovën

Uzuni me golin e tij ngjit Granadën në La Liga dhe mbyll sezonin si golashënuesi më i mirë i kampionatit