LAJMI I FUNDIT:

Mosekzekutimi i pagës për grevistët, deklarata e Jasharajt dhe kundërshtimi i disa deputetëve të Grupit parlamentar të LVV-së

Mosekzekutimi i pagës për grevistët, deklarata e Jasharajt dhe kundërshtimi i disa deputetëve të Grupit parlamentar të LVV-së

Të hënën mbi 300 mijë nxënës i janë kthyer bankave shkollore pas grevës pesë javëshe në arsim.

Përkundër mosarritjes së marrëveshjes me Qeverinë e Kosovës, Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të shtunën pezulloi grevën deri në janar të 2023-së.


Megjithëse, filloi procesi mësimor të hënën, pagat për grevistët për muajin shtator ende nuk kanë dalë.

“Për muajin shtator, pagesat në sektorin publik janë ekzekutuar për zyrtarët të cilët kanë dalë në punë dhe kanë kryer detyrat dhe përgjegjësitë e tyre. Paga mujore është kompensim për punë. Në raste të grevave, kjo çështje përcaktohet në ligjin për Greva”, ka thënë Kryeziu.

Neni 18 i Ligjit për Greva thotë se ‘Gjatë zhvillimit të grevës pezullohen detyrimet që rrjedhin nga Kontrata e Punës’, si dhe Ligji për Plotësim-Ndryshimin e Ligjit për Greva, neni 7, pas togfjalëshit ‘Kontrata e Punës’, shtohet fjalia ‘duke përfshirë të drejtën në pagesë dhe detyrimin e bindjes për të punuar’.

E të hënën, anëtari i Këshillit Grevist të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit (SBASHK), Reshit Kushaj ka thënë se pagat e mësimdhënësve për muajin shtator ende nuk janë ekzekutuar.

Në një përgjigje për Telegrafin, Kushaj tha se janë duke pritur që të dalin pagat për këtë muaj.

“Pagat e mësimdhënësve për muajin shtator nuk kanë dal ende, me siguri që do të dalin vetëm se ka probleme teknike”, tha shkurt Kushaj.

Ndërkaq, opozita e ka konsideruar këtë veprim si hakmarrje politike, derisa PDK-ja ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati.

“Ne presim një afat prej pesë ditëve që të ekzekutohen pagat, nëse deri të enjten nuk ekzekutohen pagat do të bëjmë kallëzim penal ndaj ministrit në Prokurorinë Speciale. Mosekzekutimi i pagave është vepër penale. Ne shpresojmë që të mos vie puna deri aty por ju e shihini se kemi një ministër të papërgjegjshëm e arrogantë”, ka thënë shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

E për mosekzekutimin e pagave, ka reaguar edhe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

“Mos të harrojë qeveria, ajo nuk ka të drejtë t’i ndalojë pagat, sepse ligji i grevave thotë diçka tjetër”, është shprehur Jasharaj për mediat.

Ai theksoi se ky mesazh është që Kurti ka pasur dëshirë që të vazhdojë greva edhe më tutje.

“Qeveria ka goditur pas shpine kësaj radhe, në vend të mesazhe pozitive në vend të ulemi dhe të bëjmë çmos që vitin shkollor të vazhdojmë me rrjedha të mbara dhe të japim kontribut të çmuar për të arritur edhe ata që është humbur nga greva, ajo sjellë një vendim”.

Kundër mos ekzekutimit të pagave kanë dalë edhe deputetë nga radhët e Grupit parlamentar të LVV-së.

Deputetja Jeta Statovci dhe deputeti Haxhi Avdyli kanë thënë se Qeveria duhet t’i procesojë pagat.

Statovci përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se nuk mund të pajtohet me mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit.

“Sa i përket grevës së sindikalistëve, më vjen mirë që më në fund nxënësit i janë kthyer bankave shkollore. Por, nuk mund të pajtohem me mos ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit për muajin shtator”, ka shkruar ajo.

Statovci ka shkruar se pavarësisht se a ishin të drejta kërkesat e tyre dhe bllokada që ata krijuan, atyre duhet t’u ekzekutohet paga.

Pas deputetes së partisë Guxo, Jeta Statovci, edhe deputeti i të njëjtës parti, Haxhi Avdyli, ka dalë kundër vendimit për mosekzekutimin e pagave ndaj mësimdhënësve për muajin shtator.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se Qeveria duhet t’i procesojë pagat për punëtorët e sektorit publik të cilët kanë qenë pjesë e grevës.

Ndërkaq, edhe juristi Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka thënë se mos ekzekutimi i pagave për grevistët është në kundërshtim me ligjin.

Miftaraj: Mos ekzekutimi i pagave për grevistët është në kundërshtim me ligjin
Lexo po ashtu Miftaraj: Mos ekzekutimi i pagave për grevistët është në kundërshtim me ligjin

Miftaraj me anë të një shkrimi në Facebook është shprehur se secili grevist që paraqet padi në gjykatë do të kompensohet edhe me shpenzimet e avokatit dhe kamatën ligjore.

“Mos ekzekutimi i pagave për grevistët është në kundërshtim me ligjin. Është persekutim ndaj grevistëve. Përndryshe, secili grevist që paraqet padi në gjykatë, përveç pagës, pastaj do të kompensohet edhe me shpenzimet e avokatit dhe kamatën ligjore. Me fjalë tjera, nga një pagë që mund të jete 480 euro për një muaj, shteti do të paguaj diku 1,500 euro. Në fund faturën e paguan taksapaguesi. P.S. Leximi i ligjit dhe interpretimi i ligjit dallon”, thekson Miftaraj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Lajme
Kalo në kategori