LAJMI I FUNDIT:

“Mos u zgërdhij kur flas, unë s’të respektoj fare”, përplasje mes Hotit e Muratit për Trustin

“Mos u zgërdhij kur flas, unë s’të respektoj fare”, përplasje mes Hotit e Muratit për Trustin

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, janë përplasur të premten në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere rreth situatës në Trustin Pensional.

Teksa po diskutonin për çështjen e emërimit të Bordit të Trustit, Hoti i kërkoi Muratit që në diskutim të jetë serioz e të mos ‘zgërdhihet’.


“Ministër, unë e di që je shumë i papërgjegjshëm. Me pas pak përgjegjësi institucionale dhe njerëzore, ti duhet me u ndi në faj para qytetarëve dhe këtij komisioni. Kur të flas, të kisha lutur të jesh shumë serioz. As mos me ndërhyj, as mos m’u zgërdhi kur të flas. Ti e di që unë nuk të respektoj fare, por je ministër dhe duhet të japësh përgjegjësi për çështje që unë i ngris si deputet”, deklaroi deputeti Hoti.

Ndërsa ministri Murati i mohoi këto akuza, duke thënë se në Komision është shumë serioz. Ai gjithashtu mohoi akuzat se Trusti Pensional po humb miliona euro.

“Në pyetjen e zotit Hoti dua t’i them se nuk mund të përgjigjemi se a jemi pajtuar apo jo për konkursin, sepse ne jemi njoftuar vetëm kur është përmbyllur procesi i konkursit. Për atë pozitë kanë aplikuar 47 persona, 26 persona kanë qenë ndërkombëtarë apo të paktën me përvojë ndërkombëtare”.

“Janë bërë disa deklarata se Trusti po humb, ngase ministri i Financave apo Auditorja nuk po mund ta krijojnë Bordin. Është totalisht e papranueshme kjo propagandë që është bërë”, u përgjigj Murati. /Telegrafi/