LAJMI I FUNDIT:

“Mos më thërrisni zogu”: Femrat tregojnë emrat me të cilët urrejnë t’i quajnë (Foto)

“Mos më thërrisni zogu”: Femrat tregojnë emrat me të cilët urrejnë t’i quajnë (Foto)

A ju ka ndodhur ndonjëherë t’ju quajnë ‘shefe’ vetëm pse keni qenë këmbëngulëse? A jeni etiketuar si ‘mbretëreshë e dramaticitetit’ kur keni shfaqur pasion? Apo ju kanë quajtur ‘zogu’?

Këto janë disa nga fjalët të cilat femrat nga Britania e Madhe i konsiderojnë poshtëruese dhe duan t’i heqin nga fjalori, transmeton Telegrafi.


Mos më thërrisni zogu Femrat tregojne emrat me te cilat urrejne ti quajne foto 2

‘Bird, doll, chick, babe dhe queen bee’ që nënkuptojnë ‘zog, kukull, zogëz, bebe dhe bletë mbretëreshë’ janë pesë nga fjalët më të urryera.

Shprehjet që kanë kuptimet ‘hormonale, mbretëreshë e dramaticitetit, mendjemadhe dhe histerike’ si dhe shprehja ‘kudër’ konsiderohen si pesë fjalët më ofenduese.

Mos më thërrisni zogu Femrat tregojne emrat me te cilat urrejne ti quajne foto 3

Ky hulumtim që është bërë me dymijë femra të moshave 16 deri 24-vjeçare, tregon se secila femër britanike ofendohet së paku katër herë në ditë.

Mos më thërrisni zogu Femrat tregojne emrat me te cilat urrejne ti quajne foto 4

Një e treta e të anketuarave kanë thënë se në punë u është kërkuar shpesh që të ‘burrërohen’ për të qenë më të afta.

Mos më thërrisni zogu Femrat tregojne emrat me te cilat urrejne ti quajne foto 5

Me anë të këtij projekti, po kërkohet që të evitohet përdorimi i këtyre fjalëve, përfshirë edhe emërtimet si ‘seksi, agresive, energjike, e llastuar apo edhe princeshë’.

Gjithnjë sipas hulumtimit, këto emërtime bëhen edhe pa pasur qëllime ofendimi, po vetëm si shprehje e emocionit që po ngjall shumë neveri. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Macja mbeti pa mikeshën më të mirë, reagimi i saj “thyen zemrat”

Macja mbeti pa mikeshën më të mirë, reagimi i saj “thyen zemrat”

Interesante
Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Interesante
A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

Interesante
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun
Fakte interesante për Australinë (Foto)

Fakte interesante për Australinë (Foto)

Interesante
Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Fun
Kalo në kategori