LAJMI I FUNDIT:

Mos politizoni!

Mos politizoni!
Ilustrim

Ndodh një ngjarje e bujshme kriminale, përgjigja e parë: mos e përdorni politikisht!

Zbulohet një aferë korruptive, skandalet pasojnë njëra-tjetrën, dhe reagimi i parë: mos e politizojmë?


Emigrimi në rritje. Vendi zbrazet. Përgjigja e parë: mos e përdorni politikisht.

Çmimet e inflacioni në rritje: mos i përdorni politikisht.

Rrogat e pensionet në gropë. Përgjigja: mos politizoni.

Zjarret bëjnë kërdinë. Reagimi i shpejtë: mos i përdorni politikisht.

Bie tërmet. Reagimi parë: mos politizoni fatkeqësinë.

Pandemia: mos bëni politikë me pandeminë.

Bie shteti digjital. Reagimi i shpejtë: mos e përdorni politikisht.

Investitorët strategjikë dalin amerikanë nga Kuçova e zviceranë  nga Peqini. Përgjigja shteruese: mos e politizoni biznesin.

Në ngarkesat me kokainë kapet edhe ndonjë arkë me banane. Përgjigja:  mos e përdorni politikisht.

Atëherë: Pse duhet politika?

Nëse i referohemi kuptimi të vjetër të fjalës greke: politikë do të thotë “çështje të qytetit/vendit”. Pra, në shqip thirrja mos politizoni është: mos u merremi me çështjet e vendit?!

Kjo e ka edhe një të mirë të madhe: nuk kemi më nevojë për politikanë.