LAJMI I FUNDIT:

Mos konsumimi i bulmetit dhe mbipesha janë shkaktues të kancerit

Mos konsumimi i bulmetit dhe mbipesha janë shkaktues të kancerit

Një studim ka zbuluar se një dietë jo optimale mund të jetë shkaktari i 5.2% të të gjitha rasteve të reja me kancer në SHBA çdo dit.

Hulumtuesit kanë zbuluar se janë dy gabime specifike në ushqim të cilat më së afërti ndërlidhen me kancerin – mos konsumimi i mjaftueshëm i produkteve të bulmetit dhe mos konsumimi i drithërave, transmeton Telegrafi.


Konsumimi i tepërt i mishit të kuq, mishit të përpunuar dhe pijeve me sheqer gjithashtu mund të jenë shkaktarë të mundshëm të kancerit.

Studimi, i cili është publikuar në revistën “JNCI Cancer Spectrum”, ka zbuluar se këto mund të jenë përgjegjëse për 80,000 raste me kancer në SHBA vetëm në vitin 2015.

Shumica prej nesh e kemi ditur se disa ushqime na bëjnë më të rrezikuar nga llojet e ndryshme të kancerit – siç është sheqeri, ushqimi i përpunuar dhe mishi i kuq – por rreziqet e mos konsumimit të bulmetit dhe drithërave janë më pak të njohura.

Studimi po ashtu ka vlerësuar se rreth 16% e rasteve me kancer që lidhen me mënyrën e të ushqyerit janë të lidhura më shumë me mbipeshën sesa me dietën vetvetiu. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori