LAJMI I FUNDIT:

Mos grumbullimi i mbeturinave në rrugën “Gjon Serreqi” në Prishtinë, flasin nga kompania “Pastrimi”

Mos grumbullimi i mbeturinave në rrugën “Gjon Serreqi” në Prishtinë, flasin nga kompania “Pastrimi”

Janë bërë disa ditë që mbeturinat e banorëve në rrugën “Gjon Serreqi” në Prishtinë nuk janë grumbulluar nga kompania “Pastrimi’.

Në një përgjigje për Telegrafin zëdhënësja e kompanisë “Pastrimi”, Arbnore Ademi ka thënë se mbeturinat nuk janë grumbulluar vetëm në një pjesë të rrugës “Gjon Serreqi”, për shkak të punimeve që janë kryer në atë rrugë.


“Ju njoftoj që tek lagja ‘Kodra e Trimave’, shërbimi i largimit të mbeturinave sipas planit operativ kryhet ditën e premte. Në rrugën ‘Gjon Serreqi’, shërbimi është kryer ditën e premte sipas orarit, përveç një pjese të asaj rruge për arsye të punimeve që kanë qenë duke u zhvilluar në këtë rrugë. Prandaj, nga punimet nuk ka mundur të kryhet shërbimi i mbeturinave sepse kamioni s’ka pas mundësi të ketë qasje në pjesën ku ka pas punime”, ka thënë Ademi.

Mbeturinat ua zënë frymën banorëve të rrugës “Gjon Serreqi” në kryeqytet
Lexo po ashtu Mbeturinat ua zënë frymën banorëve të rrugës “Gjon Serreqi” në kryeqytet

Por, sipas saj në momentin që do të lirohet ndonjë kamionë, ata do të shkojnë për të bërë grumbullimin e mbeturinave.

E, në rast të kundërt siç tha ajo mbeturinat do të grumbullohen në afat të rregullt, apo ditën e premte. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Kronika e Zezë
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Lajme
Kalo në kategori