LAJMI I FUNDIT:

Mos e hidhni verën e hapur që ju ka mbetur në shishe: Gjashtë mënyra për ta përdorur në shtëpi?

Mos e hidhni verën e hapur që ju ka mbetur në shishe: Gjashtë mënyra për ta përdorur në shtëpi?

Keni hapur një shishe vere, por nuk keni arritur ta mbaroni? Për të mos e derdhur në lavaman, po ju tregojmë 6 truke për ta ricikluar

Edhe nëse nuk ju ka pëlqyer si shije, për diçka do t’ju shërbejë.


1. Për të hequr yndyrën

Meqenëse vera e bardhë prishet më shpejt nëse e keni hapur shishen, mund të realizoni me të një solucion për të hequr yndyrat nga sipërfaqet.

Përziejeni me sodë buke dhe aplikojeni në zonat me njolla yndyre për të marrë një rezultat perfekt.

2. Si ‘pleh’ për bimët

Duket e pabesueshme, por vera shërben si një ushqyese e mirë për bimët. Vera e kuqe e mbetur në fundin e shishes është një fertilizues natyral, pasi bakteret e saj të mira hyjnë në kontakt me terrenin, duke bërë që lulet në kopsht ose vazo të jenë plot jetë.

Por duhet të kontrolloni lagështinë, ndonjëherë duhet të ndërhyni me produkte të thata si kartoni për ta kompensuar.

3. Si një kurth për mushkonjat dhe mizat e frutave

Nëse ju grumbullohen miza dhe mushkonja të vogla tek vendi i frutave në kuzhinë, mbani pranë tyre një enë të vogël me verë ku keni hedhur disa pika detergjent enësh.

Mbulojeni enën me qese plastike në të cilën do të hapni vrima mjaftueshëm të mëdha për të hyrë mushkonjat.

4. Dezinfektues dhe parandalues i kalkut

Alkooli i verës vret bakteret dhe heq njollat në sipërfaqe të ndryshme të shtëpisë. Nëse doni ta përdorni si antikalkar, është e nevojshme ta lini të veprojë për të paktën 30 minuta.

5. Ngjyrues për veshjet

Nëse një bluze të bardhë nuk i hiqen njollat, atëherë është një ide e mirë ta ngjyrosni me verë. Kjo vlen edhe për veshjet që u është zbehur ngjyra, këshillon Living.

Vendosni verën të ziejë dhe vendosni brenda bluzën duke e lënë të ngjyroset për 10 minuta. Sapo të jetë ftohur dhe shpëlarë, do të shihni një të kuqe të bukur.

6. Marmelatë me verë të kuqe

Vera e kuqe e mbetur mund të përdoret edhe për të bërë një marmelatë të shijshme. Cila është receta? Vendosni të ziejë 350 ml të kuqe, përziejeni me 200 gr sheqer, yll anise dhe erëza sipas dëshirës dhe pasi të jetë trashur, kullojeni dhe futeni në një kavanoz.

Ky produkt mund të qëndrojë për të paktën 4 javë në frigorifer. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Madhësia mesatare e penisit: A e keni penisin të madhësisë normale?

Madhësia mesatare e penisit: A e keni penisin të madhësisë normale?

Lifestyle
Luani: Horoskopi vjetor për 2024

Luani: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
Kalo në kategori