LAJMI I FUNDIT:

Mos e bëni kurrë këtë kur merrni paracetamol, paralajmëron mjeku

Mos e bëni kurrë këtë kur merrni paracetamol, paralajmëron mjeku

Paracetamoli është një mrekulli për shumë njerëz.

Shumica e marrin atë për dhimbje koke, për dhimbje dhëmbi dhe sëmundje. Mund të trajtojë temperaturat e ngritura dhe është gjithashtu një përbërës në një sërë ilaçesh për të ftohtin dhe gripin.

Por si me çdo ilaq, mund të vijë me disa rreziqe, shkruan Express.co.uk.


Mjeku i përgjithshëm Donald Grant, lëshoi një paralajmërim për ata që marrin paracetamol dhe zbuloi efektet e mundshme afatgjata.

“Marrja e tepërt e paracetamolit ose përdorimi i ilaçeve kur nuk është i nevojshëm mund të përbëjë rreziqe të rëndësishme për mirëqenien tonë fizike – si të menjëhershme ashtu edhe në afat të gjatë”.

“Është e rëndësishme të kuptohen rreziqet që vijnë me paracetamolin për të siguruar që ai merret vetëm kur është e nevojshme”.

Prandaj ai u bëri thirrje njerëzve që të mos marrin doza të tepruara të paracetamolit ose ta marrin atë gjatë kohë që pinë alkool.

Kjo mund të rezultojë në dëmtime serioze të mëlçisë, tha Dr Grant, dhe madje të çojë edhe në vdekje. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Shëndetësi
Kalo në kategori