LAJMI I FUNDIT:

Mos dhuro vetëm lule, dhuro dhe emocion 

Mos dhuro vetëm lule, dhuro dhe emocion 

Për 8 mars, njerëzit festojnë ndikimin e pamatshëm të të gjitha grave në jetën e tyre dhe në shoqërinë tonë në përgjithësi.

Bota u ndërtua mbi sakrificat e gruas dhe kjo është koha që ne të shprehim vlerësimin tonë!

Agrocoop si gjithmonë i bashkëngjitet vlerësimit të gruas, sidomos në ditën e tyre të veçantë me oferta të ndryshme për 8 Mars!

Secila ngjyrë dhe lloj i luleve paraqet emocione të veçanta. Nëse po kërkoni t’i shtoni simbolikë shtesë luleve që dërgoni për 8 Mars, për këtë përkujdeset t´iu ndihmojë një ekipë me përvojë e përkushtim të madh ndaj luleve, me dashuri e kujdes të shtuar do t´ua lehtësojë përzgjedhen e dhuratës adekuate, në mes llojllojshmërisë së luleve që ata ofrojnë.

Përpos bukurisë që lulet kanë, mbi të gjitha ato përçojnë mesazhe të ndryshme.

Përço mesazhin që t’i do përmes ngjyrave dhe llojeve të luleve si më poshtë:

LULET ROZE

Kjo është ngjyra më e zakonshme për lulet e Ditës së Gruas. Roza është pa dyshim një ngjyrë e bukur e cila përfaqëson hijeshi, butësi dhe lumturi.

Pavarësisht nga forma e luleve – nga sythat e ngushtë dhe të vegjël të një trëndafili rozë deri te petalet delikate dhe të hapura të një lule në lulëzim të plotë – roza përcjelle rininë, pafajësinë dhe gëzimin. Fatmirësisht lule të ndryshme janë të disponueshme në këtë ngjyrë, duke përfshirë krizantemë, karafila, gerbera dhe tulipanë.

LULET E VERDHA

Ka diçka seriozisht pozitive te lulet e verdha. Ashtu si Dielli i verdhë e i ndritshëm, lulet e verdha ngrenë humorin e një personi. Gerberat e verdha ose tulipanët janë një mënyrë e shkëlqyeshme për t’i shtuar pak diell ditës së 8 Marsit.

LULET E BARDHA

Simbolika e luleve të bardha përfshin pastërtinë, pafajësinë, besimin, ndriçimin shpirtëror dhe mesazhet nga engjëjt. Përveç kësaj, ajo mund të simbolizojë feminitetin. Për shkak të këtyre kuptimeve, shumë njerëz e lidhin ngjyrën e bardhë me fillimet e reja.

LULET E KUQE

Në gjuhën e luleve, ngjyra e kuqe tradicionalisht përcjell emocione të thella. Pavarësisht nëse simbolizon dashurinë, pasionin, bukurinë ose fuqinë, kjo ngjyrë primare tërheq vëmendje.

Tani që dini llojet ideale të luleve, në Agrocoop mund të bëni zgjedhjen e duhur që mos të dhuroni vetëm lule, por mbi të gjitha të dhuroni emocion!

Artikull i sponzorizuar