Mos bëni kaos në organizëm: Mësoni se cilët artikuj mund t’i hani në lukth të thatë dhe cilët jo!

Shikoni cilët artikuj janë lehtë të tretshëm dhe cilët janë të vështira për tretje në mëngjes
Kafjalli është racioni më i rëndësishëm i cili jep gjithë energjinë e nevojshme, mirëpo është me rëndësi të dini cilët artikuj bën t’i hamë në lukth të thatë.
Trupit tonë në mëngjes i nevojiten mjaft materie ushqyese siç janë karbohidratet, fibrat ushqyese dhe albuminat.
Kur keni lukth të thatë (hipoaciditet – mungesë apo ulje e aciditetit në lukth), është me rëndësi të zgjidhni ushqime që e stimulojnë prodhimin natyral të lëngjeve të stomakut, por që njëkohësisht janë të lehta për tretje dhe nuk e irritojnë mukozën e lukthit, transmeton Telegrafi.
Qe se çfarë bën të hani në lukth të thatë:
Fjolla tërshëre
Janë të pasura me materie balasti të cilat zvogëlojnë kolesterinën. Prandaj, bëni qull për kafjall dhe kështu do të qëndroni më gjatë të ngopur.
Vezët
Edhe pse kanë pak kalori, japin ndjenjën e të ngopurit. Kafjalli me kalori të pakta jep më shumë hapësirë për racionet e tjera ditore.
Boronicat
Përmirësojnë kujtesën dhe nxisin ndryshim të materieve, gjë që gjithsesi është e dobishme të konsumohen në mëngjes.
Frutat arrore
Nxisin tretje të shëndetshme, rregullojnë vlefshmërinë e thartirës në lukth – posaçërisht nëse i hani për kafjall.
Mjalti
Cilësia shëruese e mjaltit është e madhe, mirëpo nëse e hani në mëngjes në lukth të thatë një lugë të vogël mjaltë do të keni forcë për gjithë ditën.
Shalqiri
Është i pasur me lëngun i cili shkëlqyeshëm ndikon në lukth të thatë.
Këta artikuj assesi mos i hani në lukth të thatë:
Jogurti
Nëse pini jogurt në lukth të thatë do të irritoni bakteret e thartirës së qumështit. Kjo vlen edhe për produktet e tjera të fermentuara qumështore – si p.sh. kefiri apo djathi.
Pjekurina me tharmë
Tharmi irriton lukthin e thatë dhe shkakton fryrje. Në produkte të ndryshme të furrës së bukës më me dëshirë kënaquni pasdite.
Ëmbëlsirat
Kjo nuk është befasi e madhe – ëmbëlsirat në lukth të thatë nuk janë ide e mirë. Do të ngrihet niveli i insulinës dhe kështu rritet edhe rreziku nga diabeti.
Dardhat
Mund të dëmtojnë mukozën e ndjeshme. Prandaj, për kafjall më me dëshirë hani pemë të tjera si p.sh. ato me kokrra.
Domatja
Përmban thartirë e cila rrit nivelin e thartirës në lukth.
Kastraveci
Si edhe perimet e tjera të freskëta, mund të shkaktojnë djegësirë, fryrje dhe dhembje në abdomen.
Bananet
Mund t’ju ngrihet niveli i magnezit i cili dëmton zemrën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Më të lexuarat

Pas Luka Modric, Fabrizio Romano konfirmon largimin e radhës nga Real Madridi

Mediat zvicerane ngrenë alarmin: Rreth 600,000 automjete po qarkullojnë në rrugët e vendit pa u kontrolluar

“Qeni i keq ta bjen ujkun në torishtë”, Teuta Selimi befason ndjekësit me një postim të çuditshëm në rrjetet sociale

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e këtyre dy personave

Eksod i paparë në Old Trafford: Manchester United i vë në shitje të gjithë lojtarët

Mediat spanjolle zbuluan arsyen pse Reali nuk ia zgjati kontratën Modricit