LAJMI I FUNDIT:

Morsi dënohet me burg të përjetshëm

Morsi dënohet me burg të përjetshëm

Gjykata egjiptiane e dënoi sot ish-presidentin e këtij vendi, Mohamed Morsi, me burg të përjetshëm për shkak të spiunimit, ndërsa gjashtë persona të tjerë janë dënuar me dënime me vdekje.

Gjykata e liroi Morsin nga akuza se u ka dorëzuar autoriteteve të Katarit dokumente të besueshme, por e dënoi me burg të përjetshëm për shkak të udhëheqjes së organizatës ilegale “Vëllazëria myslimane”.


Gjashtë të dënuarit me dënim me vdekje, mes të cilëve janë dy të punësuar në televizionin “Al Xhazira” janë shpallur fajtorë sepse gjatë udhëheqjes së Morsit kinse kanë nxjerrë dokumente nga sektori për siguri kombëtare deri te autoritetet në Katar, si dhe të “Al Xhazirës”, selia e së cilës gjendet në Doha.

Ata janë dënuar në mungesë, ndërsa ende kanë të drejtë të ankesës.