Ajax ka arritur marrëveshje financiare me familjen e mesfushorit të talentuar Abdelhak Nouri, i cili pësoi dëmtime të rënda dhe të përhershme në tru pasi u rrëzua gjatë një miqësore në vitin 2017.

Klubi pranoi se Nouri nuk mori kujdesin e duhur mjekësor pasi u rrëzua dhe pranoi përgjegjësinë.


Ajax njoftoi të hënën se do t'i paguajë familjes së Nourit një shumë neto prej 7.85 milionë euro (8.9 milionë dollarë) si dëmshpërblim.

de jong nouri 291210

Marrëveshja i dha fund një çështjeje që familja e Nouri e filloi në komisionin e arbitrazhit të shoqatës holandeze të futbollit. Ajax ka paguar shpenzimet mjekësore dhe të tjera të kujdesit për Nourin që nga viti 2017.

Nouri ishte vetëm 20 vjeç kur u rrëzua kundër Werder Bremen në Austri. Ai bëri debutimin e tij për Ajax në shtator 2016 dhe luajti 15 ndeshje për ekipin e parë.

Klubi e ka nderuar lojtarin me një trofeu që i jepet çdo vit lojtarit më të talentuar në akademinë e Ajaxit, ndërsa e ka pensionuar edhe fanellën me numrin 34 që Nouri e mbante veshur në atë kohë.

hakim ziyech abdelhak nouri 30 10 2017

“Është mirë që është arritur një marrëveshje në mënyrë që të mund ta mbyllim".

"Ne të gjithë e kuptojmë se kjo nuk i jep fund vuajtjeve të Abdelhak dhe të dashurve të tij. Mbetet një situatë shumë e trishtuar, kështu ndihemi edhe këtu në Ajax", ka thënë drejtori i Ajax, Edëin van der Sar. /Telegrafi/

telegrafi sport app