LAJMI I FUNDIT:

Morën rrogë për 15 vjet, pa dalë në punë për asnjë ditë

Morën rrogë për 15 vjet, pa dalë në punë për asnjë ditë

Zyrtarët komunalë kanë mbetur të çuditur, kur kanë kuptuar se një shofer dhe një kopshtar, nuk kanë punuar për 15 vjet, megjithëse kanë marrë pagë të rregullt.

Fillimisht është zbuluar se të dy punëtorët, që shërbenin për qytetin Jerez de la Frontera të Spanjës, nuk kishin dalë asnjë ditë në punë gjatë vitit 2015 dhe gjatë këtij viti, përcjell Telegrafi.

Por, një hulumtim më i thellë, zbulon se ata kanë munguar për një dekadë e gjysmë, teksa kolegët e tyre kanë qenë në dijeni.

Nuk bëhet i ditur identiteti i punonjësve, që janë paguar rregullisht dhe nuk kanë punuar, ndërsa obligimet e tyre janë mbuluar nga kolegët.

Madje, këta të fundit po i mbrojnë të dyshuarit, duke thënë se ata kanë punuar, por se kanë munguar ndonjëherë.

Ky zbulim i pazakontë, ka dalë në dritë pasi po kryhej një hulumtim, se sa mungojnë punëtorët për shkak të sëmundjeve dhe sa abstenojnë.

Sipas të njëjtit hulumtim, ka dalë se shumë policë kanë punuar më pak se 100 ditë, gjatë vitit që e lamë pas. /Telegrafi/