Alvaro Morata ka arritur në Torino të hënën mbrëma, ku gjatë ditës së sotme (e martë) do t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore te Juventusi.

Pas testeve të zakonshme mjekësore, sulmuesi i Atletico Madridit do të huazohet për 10 milionë euro, me opsionin e blerjes për 45 milionë euro.

27-vjeçari ka arritur në Caselle Airport rreth mesnatës së mbrëmshme, ku ishte pritur nga gazetarët dhe disa tifozë.

Është një rikthim i spanjollit te Zonja e Vjetër, ku ka luajtur gjatë viteve 2014-2016, si i huazuar nga Real Madridi.

Kalimi i Suarezit te Atletico i mundëson Moratas rikthimin te Juventusi Kalimi i Suarezit te Atletico i mundëson Moratas rikthimin te Juventusi

Sipas Sky Sport Italia, Juventusi e ka edhe një klauzolë për zgjatjen e huazimit edhe për një vit tjetër (për 10 milionë euro të tjera), në rast se nuk vendos ta blejë në qershor të vitit 2021 – ashtu që klubi italian do të mund ta blinte në vitin 2022 për 35 milionë euro.

Atletico Madridi është duke e liruar Moratan, sepse ka marrëveshje për transferimin e Luis Suarezit nga Barcelona.

Edin Dzeko ishte opsioni i parë i Zonjës së Vjetër, mirëpo Roma nuk e lejon largimin e tij pa arritur marrëveshje për Arkadiusz Milikun e Napolit, ashtu që Juve ka vazhduar me planin B. /Telegrafi/