LAJMI I FUNDIT:

Moraçanin: Ngrohtoret në Shkup të vazhdojnë të punojnë me gaz

Moraçanin: Ngrohtoret në Shkup të vazhdojnë të punojnë me gaz

Kryetarja e RDM-së dhe deputetja Maja Moraçanin, në interes të shëndetit të qytetarëve, kërkon që ngrohtoret në Shkup të vazhdojnë të punojnë me gaz. Moraçanin, e cila të dielën e mori mandatin e dytë si kryetare e kësaj partie, në një intervistë për AIM-n tha se do të insistojnë në respektimin e qëndrimit të tyre dhe do të kërkojnë që ngrohtoret të vazhdojnë me gaz dhe të mos kalojnë në dizel apo mazut, të cilat vërtet ndotin shumë, sepse do të ndikojë shumë në ndotjen e ajrit në Shkup.

“Situata është e vështirë dhe prandaj them se këto janë çështjet që janë në interes të qytetarëve. Për këtë kam folur jo vetëm në koalicion, por edhe në takimin e lidershipit të organizuar nga kryeministri Kovaçevski me të gjithë kryetarët e partive politike në Kuvend dhe e kam theksuar këtë çështje, gjegjësisht kërkesën që pavarësisht çmimit të gazit, sepse situata është që këtu gazi mund të furnizohet vetëm me atë çmim në bursa dhe çka është më fitimprurëse, pozicioni ynë si RDM dhe kërkesa jonë ishte që të vazhdojmë punën e ngrohtoreve në Shkup me gaz, e jo të kalojmë në dizel apo mazut i cili realisht ndot shumë dhe kjo padyshim reflekton ndotjen e madhe të ajrit në Shkup, tha Moraçanin.


Kjo është, thotë Moraçanin, qëndrimi që ne kemi vendosur dhe do të insistojmë që të respektohet pavarësisht çmimit.

“Edhe nëse ngrohja me gaz është më e shtrenjtë, është në interes të shëndetit të qytetarëve që ngrohtoret të vazhdojnë të punojnë me gaz”, tha Moraçanin.

Ajo thekson se puna me gaz do të jetë më fitimprurëse sesa mjekimi i qytetarëve, duke theksuar se duhet parë edhe ky aspekt.

“Dhe për çmimin thashë, le të jetë më i shtrenjtë, por le t’i mbrojmë qytetarët. Dhe nuk është vetëm për qytetin e Shkupit, sepse shumë njerëz gravitojnë çdo ditë në qytetin e Shkupit për hir të arsimit, për hir të punës etj. Kështu që një numër i madh i qytetarëve tanë nga Maqedonia janë të ndjeshëm ndaj ndotjes së ajrit në Shkup, tha kryetarja e RDM-së.

Për këtë temë Moraçanin ka biseduar edhe me ministrin e Mjedisit Jetësor dhe pritshmëritë e saj janë që ngrohtoret të vazhdojnë të punojnë me gaz.