LAJMI I FUNDIT:

Monitoring i mediave nga ASHMAA për 10 ditët e para të fushatës zgjedhore në Maqedoni

Monitoring i mediave nga ASHMAA për 10 ditët e para të fushatës zgjedhore në Maqedoni

Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audio-vizuale shpalli raportin e monitorimit ku nga të gjitha kanalet televizive dhe atyre radio në nivel kombëtar dhe rajonal të përfshira në 10 ditët e para të fushatës zgjedhore, vetëm Tv Alfa ka transmetuar në mënyrë të pabalncuar, me atë që ka ndarë dallueshëm më shumë kohë për koalicionin e OBRM-PDUKM-së.

Të tjerët, siç thuhet në raportin e ASHMAA-s, mundohen të sigurojnë trajtim të barabartë, si në aspekt cilësisë ashtu edhe të sasisë së ndarë për të gjitha partitë, me dallimin e OBRM-PDUKM-së që si rezultat i reagimeve dhe kritikave të tyre të shumta, fitojnë më shumë kohë në transmetim. Pabarazi nuk është vërejtur as në RTVM, edhe pse nuk janë përmbajtur plotësisht në strukturn ligjore të lajmeve – 30%+30%+30%+10%.


Nga ASHMAA informojnë se është e nevojshme të vërehet se pjesë e shërbimeve programore të RTVM ndajnë më shumë kohë për të informuar për ngjarjet ditore nga vendi dhe bota, ndërsa deri në fund të fushatës duhet të kenë më shumë kujdes në kërkesat ligjore të strukturës së lajmeve.

Sipas ASHMAA, konstatim i përgjithshëm është se redaksitë infomative të mediave mundohen të mbajnë logjikën e procesit konkret politik, gjegjësisht të prezantojnë para së gjithash aktivitetet zgjedhore të kandidatëve për kryetarë komunash, e jo parimisht liderët e partive të caktuara politike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori