Monitorim ndërkombëtar i proceseve gjyqësore në Maqedoninë e Veriut
Anulimi i disa vendimeve gjyqësore për disa raste korruptive, por edhe veprave tjera penale për shpërdorim të detyrës nga zyrtarët e qeverisë së kaluar, por edhe të tanishmes, ka ngritur sërish alarmin për mosfunksionimit e gjyqësorit, praninë e korrupsionit, si dhe ndikimin e politikës gjatë marrjes së vendimeve në Maqedoninë e Veriut.
Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe delegacioni i Bashkimit Evropian javën e kaluar shënuan fillimin e një projekti të përbashkët, për të monitoruar gjykimet në fushën e krimit të organizuar dhe korrupsionit, me qëllim përmirësimin e punës së gjyqësorit dhe uljen e korrupsionit dhe krimin e organizuar, që është kusht i nevojshëm në procesin e integrimit evropian.
Monitorimi i gjykimeve ka nisur nga fundi i muajit korrik dhe do të zgjasë deri në dhjetor të vitit 2023. Në kuadër të këtij projekti do të monitorohen afërsisht 50 raste që kanë të bëjnë me krimin e organizuar dhe korrupsionin.
“Pa funksionimin e shtetit ligjor, korrupsioni dhe krimi i organizuar dalin jashtë kontrollit. Shteti mund të bllokohet nga interesat private. Pakënaqësia publike po rritet, duke çuar në pasiguri dhe paqëndrueshmëri. Shumica e vendeve që tani janë anëtare të Bashkimit Evropian kanë qenë dëshmitare të një sistemi të dobët të drejtësisë. Kjo është arsyeja pse sundimi i ligjit është një nga themelet mbi të cilat është themeluar Bashkimi Evropian”, ka deklaruar ambasadori i BE-së, David Geer.
Një anketë e realizuar nga Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) ka nxjerrë të dhëna mbi rënien në masën e 76 për qind të besimit në gjyqësor.
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Mirjana Llazareva-Trajkova, thotë se duhet bërë ende shumë punë për të ngritur gjyqësorin në nivelin e duhur. Ajo thotë se vullnet ka, por jo edhe garanci se ajo që është paraparë me dispozitat ligjore, duhet të zbatohet.
Sipas Llazareva-Trajkova, vullneti është vetëm se një parakusht pasi me rëndësi të madhe janë masat konkrete, si nga Ministria e Punëve të Brendshme, Drejtoria e të Ardhurave Publike, Policia Financiare, Këshilli Gjyqësor dhe Komisioni Anti-korrupsion.
“Gjykatësit e kanë për obligim që në Komisionin Anti-korrupsion të dorëzojnë të dhënat mbi gjendjen e tyre materiale, prejardhjen e tyre, ndryshimet që mund të jenë bërë si dhe atë nëse kanë konflikte të interesave. Bazuar në të dhënat e institucioneve, ne kemi një numër minimal të proceseve gjyqësore ndaj gjykatësve për marrje të ryshfetit apo për keqpërdorim të pozitës zyrtare”, thotë Mirjana Llazareva -Trajkova, kryetare e Gjykatës Kushtetuese.
Margarica Cana-Nikollovska, ish-anëtare e Gjykatës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, thotë se shqetësime të tilla janë ngritur edhe më parë, por se kanë munguar masat për përmirësimin e gjendjes në një nga pushtetet më të rëndësishme në vend.
“Shumë herë janë thënë këto gjëra, shumë herë janë ngritur shqetësime, janë prezantuar raporte të shumta, por për fat të keq rezultate nuk kemi. Korrupsioni si fenomen është i përhapur gjithandej në shoqëri. Ai është bërë një instrument shumë i rrezikshëm për realizimin e dëshirave dhe përfitimeve të ndryshme përmes procedurave të paligjshme. Sa më e lartë të jetë pozita aq edhe i lartë është korrupsioni. Ne kemi rregullativa ligjore, duan të na bindin se kemi gjithçka që duhet për funksionimin e institucioneve, por në anën tjetër, në vazhdimësi kemi kritika”, thotë Nikollovska.
Ajo shton se gjyqësori në Maqedoninë e Veriut ndodhet në një pozitë aspak të mirë, për çka flasin edhe anketat e shumta.
“Të dhënat që kemi nga të gjitha anketat e realizuara tregojnë mungesë të besimit në gjyqësor. Këto anketa janë një mundësi e mirë për të detektuar elementët korruptivë. Ky mendim i qytetarëve kërkon një hulumtim më të thellë, pasi ata nuk japim të dhënat konkrete mbi pretendimet e tyre. Ne miratojnë zgjidhje ligjore, prezantojmë strategji se këtë apo atë do ta bëjmë, por në fakt nuk bëjmë asgjë apo bëjmë fare pak për të ngritur sistemin e drejtësisë. Nevojitet përfshirje e të gjitha institucioneve që gjëra të nisin të lëvizim”, thotë Margariata Caca-Nikollovska.
Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq thotë se Maqedonia e Veriut ka një kornizë të mirë ligjore, të pranuar nga të gjitha institucionet ndërkombëtare, por ajo për të cilën shteti ka nevojë e që është pjesa më e vështirë, e që ka të bëjë me zbatimin e ligjeve për të gjithë njësoj.
“Nuk mund të kemi shtet të fuqishëm ligjor nëse ligjet nuk vlejnë për të gjithë njësoj. Ata që janë të përfshirë në korrupsion, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për politikanë, gjykatës apo zyrtarë të tjerë, duhet të përgjigjen. Parimet e sundimit të shtetit ligjor i dhe lufta joselektive kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar mbetet prioritet strategjik në punën e qeverisë. Kjo politikë nuk do të ndryshojë, përkundrazi do të fuqizohet edhe më shumë për të zbatuar në praktikë gjithë atë që kemi miratuar si kornizë ligjore”, ka deklaruar ministri i Drejtësisë i Maqedonisë së Veriut, Bojan Mariçiq./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën