LAJMI I FUNDIT:

Monitori i Apple që kushton 5,000 dollarë, nuk vjen bashkë me mbajtësen e 999 dollarëve (Video)

Monitori i Apple që kushton 5,000 dollarë, nuk vjen bashkë me mbajtësen e 999 dollarëve (Video)

Apple kërkon edhe 999 dollarë, pasi të keni paguar 4,999 dollarë për monitorin gjigant Mac Pro.

Kompania e prezantoi këtë pajisje në Worldwide Developers Conference dhe siç pritej ishte shumë e shtrenjtë, transmeton Telegrafi.


Më befasuese, është se kërkohen edhe shumë para, pasi të jenë paguar afro 5,000 dollarë për ekranin me 31 inç dhe rezolucion prej 4K.

Në deklaratën e lëshuar nga Apple thuhet se porositë mund të fillojnë nga vjeshta, derisa kërkohet të paguhen edhe 199 dollarë për mbushësin VESA Mount Adapter.

Mirëpo, ekranin mund ta vendosni në mur dhe t’i kurseni afro 1,000 dollarë, vetëm se nuk do të keni mundësi ta rrotulloni ekranin sikur shërben mbajtësja speciale. /Telegrafi/