LAJMI I FUNDIT:

Monego kërkon nga gjykata që të ndalohet vendimi i BQK-së

Monego kërkon nga gjykata që të ndalohet vendimi i BQK-së
Përfaqësues të Monego në një konferencë për medie | Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Aksionari i Monego paraqet ankesë dhe kërkon nga gjykata që të ndalohet efekti i vendimit të BQK-së lidhur me heqjen e licencës.

Sot përfaqësuesit ligjorë të aksionarit Monego nga zyra e avokatisë “Koci & Vokshi” kanë parashtruar ankesë në Gjykatën e Apelit në Prishtinë duke kërkuar që të ndalohet efekti i vendimit të BQK-së.


Ky do të shërbejë si një mekanizëm ligjor për të siguruar që kompania të mos pësojë humbje për shkak të procedurës së likuidimit, derisa çështja po shqyrtohet në gjykatë.

“Është thelbësore që gjykata të ndalojë efektin e vendimit të BQK-së derisa kërkesa shqyrtohet në gjykatë, në mënyrë që të mbrohen si 250 punëtorët që në çdo kohë mund të humbasin punën e tyre për shkak të procesit të likuidimit, e po ashtu dhe investimi i rëndësishëm i bërë nga aksionari i Monegos në ketë kompani”, thonë avokatët, Arianit Koci dhe Granit Vokshi.