LAJMI I FUNDIT:

Monedha me Mbretëreshë dhe “Mbretëreshë”

Monedha me Mbretëreshë dhe “Mbretëreshë”

Rokerët e grupit Queen, do të jenë grupi i parë që do t’i bashkohen mbretëreshës Elizabeta e II-të në një monedhë komemorative.

Monedha i dedikohet grupit Queen dhe trashëgimisë së tyre. Në të shfaqen katër anëtarët e grupit, përfshirë një piano në të cilën ka interpretuar Freddie Mercury.


“E kemi monedhën e parë me Mbretëreshë dhe ‘Mbretëreshë’ (Queen)”, ka thënë kitaristi Brian May. “Kush e ka menduar këtë. Të pranohet grupi dhe muzika dhe të respektohet në këtë mënyrë, është një nder prekës”.

Monedha është në ar, argjend dhe versione më të lira. Çmimet sillen nga 5-2020 funte. /Telegrafi/