Ditorja prestigjioze Guardian, ka botuar një artikull të shkrimtarit që prek temat politike, George Monbiot, e ku ceken krizat që rrezikojnë njerëzimin. “Ju lus, mos e lexoni këtë nëse nuk jeni gati. Kjo është lista e 13 krizave të mëdha që na presin. Ndoshta janë më shumë. Më vjen keq, po ky nuk është tekst i lumtur”, thotë ai. Telegrafi ua sjell më poshtë rreziqet që paralajmërohen nga ai.
1. Donald Trumpi
Presidenti i ri amerikan nuk është i aftë për përmbajtje, për baraspesha e dhembshuri, por vetëm për hakmarrje. Në xhep e mban Senatin dhe Gjykatën e Lartë. Rrethohet me njerëz që kanë një pikëpamje të kufizuar për botën. E, ai do ta ketë në kontroll arsenalin më të madh në botë.
2. …këshilltari i tij për siguri
Te vendimet strategjike mund të bëjë ç’të dojë, madje edhe pa Kongres. Këshilltari i tij i sigurisë kombëtare, Michael T. Flynn, është ekstremist i rrezikshëm.
3. …pjesa tjetër e ekipit të tij
Ekipi i tij është i përbërë kryesisht nga lobistët profesionalë (për karburante fosile, për duhan, për kompani kimike dhe financiare). Këta njerëz janë në pushtet. Përveç ndikimit në botë, në shëndetin publik, në financat publike dhe stabilitetin financiar, mund të instalojë modelin politik të kompanive të duhanit të viteve ’60 të shekullit të kaluar. Pra, nëse harxhoni para dhe bashkëpunoni me media, mund të blini politikanët. Demokracia bëhet shkronjë e vdekur në letër, ndërsa shuhen alternativat politike.
4. Sfondi transatlantik
Në anën tjetër të Atlantikut, tentimet e britanikëve për t’u ndarë nga BE-ja duken të komplikuara. Ndoshta nuk ka përgjigje për këtë problem politik. Por, dy opsione shihen si zgjidhje: a) Pajtohet me lëvizjen e lirë të njerëzve në këmbim të tregut të përbashkët, gjë që do të ishte e pakëndshme për mbështetësit e Brexit-it; b) BE-ja mbyll dyert e saj. Jo vetëm që mund të refuzojë të gjitha kërkesat e Qeverisë, por BE mund t’i ndëshkojë me gjobën e daljes prej 60 miliardë eurove. Kjo vështirë se do të paguhej, ndaj është varianti më i rënd i Brexit-it.
5. Rreziqet e Eurozonës
Kriza e bankave në Itali duket e madhe, e askush nuk e di se si ajo dhe rezultatet e saj do të ndikojnë në mbijetesën e Eurozonës.
6 …dhe pasojat e tyre globale
Mbetet për t’u parë a është kjo e mjaftueshme për të nxitur një krizë globale. Por, nëse ndodh kjo, qeveritë nuk mund të përdorin programin e viteve 2007 dhe 2008, sepse arkat janë bosh.
7. Automatizimi që rrëmben vendet e punës
Automatizimi do të shkatërrojë vendet e punë dhe është e vështirë të dihet si të zgjidhet problemi i punonjësve të “tepërt”. Duket se asnjë qeveri apo parti politike nuk e kupton se sa i madh është ky problem
8. Nëse fiton Marine Le Pen…
Marine Le Pen ka shanse të mira të bëhet presidente franceze. A do të jetë e mjaftueshme kjo për të minuar Bashkimin Evropian? Këtë askush nuk e di! Nëse nuk është krizë e mjaftueshme, janë disa tjera në qoshe me çka vjen një reaksion zinxhiror. Mendoj se kur kjo nis, do të bëhet me shpejtësinë që askush s’e pret. BE-ja do të mund të pushojë së ekzistuari brenda një muaji.
9. Këshilli i Sigurimit të OKB-së nuk jep shumë shpresë për njerëzimin
Nëse Le Pen fiton, anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të jetë Donald Trumpi, Vladimir Putini, Xi Jinpingi, Theresa May dhe Marine Le Pen. Kjo nuk është shumë inkurajuese.
10. Shkatërrohet Konventa e Parisit për Ndryshimet Klimatike
Programet shtetërore për ndryshimet klimatike ndërlidhen me marrëveshjen e nënshkruar në Paris. Edhe nëse këto programe vetanake qeveritare veprojnë në mënyrë të plotë (e që nuk do të ndodhë), rruga është e gjatë me ato që parashikon Marrëveshja e Parisit. E, Trumpi synon ta ndërpres këtë rrugë!
11. …dhe pasojat e klimës në migrime
Një nga efektet e shumta të krizës klimatike do të jetë shpërngulja masive e njerëzve në mënyrën që migrimi i sotëm do të duket asgjë me atë që na pret.
12. …me vetëm 60 të korrura të mbetura
Sipas organizatës së OKB-së për bujqësi, kanë mbetur vetëm 60 vite me të korrura!
13. Shuarja e shpejtë
Çdo herë e më shumë ka banorë pleq, e më pak të porsalindur. Bota po vdes me shpejtësi të madhe!
A doni hala?
Një nga veçantitë e këtyre krizave është se nuk ka ‘anë tjetër’ për të kaluar. Është vështirë të imagjinohet që qeveritë do të heqin dorë nga kontrollet, se miliarderët do të ndalen së manipuluari me opinionin publik, se BE-ja e shkatërruar do të bashkohet, se do të kthehen sojet e zhdukura etj. Çështja kryesore është se s’i ti shmangim krizat dhe a mund t’i shmangim? Çfarë duhet bërë për t’ia dal? E di që ky shkrim ju hedh në depresion, por ky nuk ishte qëllimi im. Unë synoja t’u bëja që të përqendroheni në detyrat që i kemi para. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Babai vret të birin pesëvjeçar dhe të bijën dyvjeçare - pastaj kryen vetëvrasje në Neumark të Gjermanisë

Skynews: Ukraina arrin marrëveshje rreth mineraleve me SHBA-në

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Mediumi "Huffingtonpost": Italia propozon modelin e KFOR-it për Ukrainën

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e rralla

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania