LAJMI I FUNDIT:

Momenti i rrëzimit të helikopterit ushtarak në Korenë e Jugut? (Video)

Momenti i rrëzimit të helikopterit ushtarak në Korenë e Jugut? (Video)

Në Twitter është publikuar një video, me të cilën pretendohet se shihet rrëzimi i helikopterit të Koresë së Jugut që ka ndodhur më 17 korrik.

Si pasojë e rrëzimit, kanë humbur jetën gjashtë persona. Mediat jugkoreane raportojnë se helikopteri është rrëzuar në qytetin Pohang në bazën ushtarake, nga ku ushtarët amerikanë dhe ata jugkorean mbajnë ushtrime të përbashkëta çdo vit, transmeton Telegrafi.


Pas riparimit të këtij helikopteri, ajo ishte testuar nëse mund të përdoret sërish, megjithatë doli të jetë se jo gjithçka ishte rregulluar.

Në video shihet helikopteri disa metra duke qëndruar në ajër dhe më pas rrëzohet, ndërkaq autenticiteti i kësaj video nuk është konfirmuar. /Telegrafi/