LAJMI I FUNDIT:

Momenti qesharak kur dy labradorë kapen në kamera duke vjedhur bukë në një pompë benzini

Momenti qesharak kur dy labradorë kapen në kamera duke vjedhur bukë në një pompë benzini

Një video qesharake po qarkullon në rrjete sociale dhe tregon dy qenë të racës labradorë duke hyrë në një pompë benzini dhe duke “vjedhur” bukë nga rafti.

Bëhet e ditur se dyshja e qenve është kapur nga kamera duke shëtitur në Leintwardine, Herefordshire të Anglisë, pa pronarin e tyre.

Nga pamjet, ata shihen duke marrë bukë, përpara se të pengohen nga stafi i Garage Griffiths, përcjell Telegrafi.

Pasi u kapën në flagrancë, punonjësit e dyqanit shpejt bashkuan qentë me pronarin e tyre të ligjshëm.

“Kjo ndodhi rreth orës 07:30 të mëngjesit dhe ne nuk e vumë re në fillim. Vetëm kur njëri prej tyre erdhi duke vrapuar me një copë bukë në gojë, menduam se çfarë po ndodh këtu”, tha menaxheri i dyqanit, Alan Link.

Ai tha me shaka: “Unë ju thashë të merrnin një shishe verë, e jo një copë bukë”.

Për të zbuluar se kujt i përkasin qentë, dyqani apeloi në rrjete sociale.

“A ka humbur dikush dy labradorë të zinj? Nëse po, ne i kemi”, thuhej në apel. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
A mund ta gjeni fjalën e shkruar gabim në mesin e qindra “Summer”?

A mund ta gjeni fjalën e shkruar gabim në mesin e qindra “Summer”?

Interesante
Britaniku që shpenzoi 12 mijë funte për ta shndërruar furgonin e vjetër “në shtëpi në rrota” - nga aty do të ndjekë ndeshjet e Anglisë në Gjermani

Britaniku që shpenzoi 12 mijë funte për ta shndërruar furgonin e vjetër “në shtëpi në rrota” - nga aty do të ndjekë ndeshjet e Anglisë në Gjermani

Interesante
Bukuroshja u trondit me çantën që mori në Gucci

Bukuroshja u trondit me çantën që mori në Gucci

Fun
Nga shkolla në Massachusetts diplomojnë 23 grupe binjakësh

Nga shkolla në Massachusetts diplomojnë 23 grupe binjakësh

Interesante
Amerikani merr një telefonatë nga djali i tij dhe e mëson se ka fituar 500 mijë dollarë në lotari

Amerikani merr një telefonatë nga djali i tij dhe e mëson se ka fituar 500 mijë dollarë në lotari

Fun
Turistët në Kinë të hutuar nga risia në tualetet publike  - zgjidhje moderne, por është pak e pakëndshme

Turistët në Kinë të hutuar nga risia në tualetet publike - zgjidhje moderne, por është pak e pakëndshme

Interesante
Kalo në kategori