Mbrojtësi i i Atalantas, Robin Gosens ka zbuluar një histori pas ndeshjes në lidhje me Cristiano Ronaldon në biografinë e tij që e bëri atë të skuqet dhe të turpërohet.

Kur ai shkoi të kërkonte fanellën e portugezit për të përmbushur një ëndërr të kahershme, ai u kthye me fjalë të ashpra. Edhe sot lojtari gjerman pranon se ka ndjerë siklet për incidentin.


"Pas ndeshjes kundër Juventusit, u përpoqa të përmbush ëndrrën time për të pasur fanellën e Ronaldos", kujton Gosens në biografinë e tij të titulluar 'Ëndrrat janë të vlefshme".

A2 1598525150

"Pas vërshëllimës së fundit, unë shkova tek ai, pasi nuk kisha dalë as publikisht për të festuar ... por Ronaldo nuk pranoi. Unë pyeta: 'Cristiano, a mund ta kem fanellën tënde?' Ai madje as nuk më shikoi mua, ai vetëm tha: 'Jo!'".

Gosens vazhdoi të shpjegonte se si bashkëveprimi me njeriun i cili më parë kishte qenë një idhull i lëndoi zemrën.

930e0c74 0faf 4b84 920c 47386b70cc22

"Unë u skuqa dhe u turpërova plotësisht", tha ai. "Unë u largova dhe u ndjeva i vogël. Ju e dini atë moment kur diçka e turpshme ndodh dhe ju shikoni përreth për të parë nëse dikush e ka vërejtur atë? Kjo është ajo që unë ndjeva dhe u përpoqa ta fsheh atë", ka shtuar më tej anëtari i Atlantës.

Megjithatë mund të ketë ende një pjesë të mirë: skuadra e Gosens është pozicionuar në mënyrë të pabesueshme përpara Juventusit në tabelën e Serie A, një arritje që nëse ruhet do të siguronte hakmarrje të mjaftueshme. /Telegrafi/

telegrafi sport app