Një moment kur “tornadot e mushkonjave fshehin diellin” në një rajon rus gjatë fundjavës është kapur nga kamerat dhe pamjet janë publikuar në internet.

Kolona të mëdha, me lëvizje të shpejtë, të përbëra nga miliona insekte u panë në bregun lindor të Kamchatka, duke shkaktuar edhe shqetësim midis vendasve.

Nga një distancë, pamjet nga rajoni dukej se tregonin një tornado që trazonte pluhur dhe papastërti në ajër.

Por kur u filmuan nga brenda reve, pamjet treguan se tornadot në të vërtetë përbëheshin nga miliona insekte.

“Nuk ishte një përvojë e këndshme pasi mezi e shihja rrugën. Nuk guxoja të hapja dritaret e mia”, kujton Alexei, nga Ust-Kamchatsk. /Telegrafi/