LAJMI I FUNDIT:

Momenti kur një oficer spanjoll shpëtoi një fëmijë nga oqeani pranë enklavës Seuta

Momenti kur një oficer spanjoll shpëtoi një fëmijë nga oqeani pranë enklavës Seuta

Ky është momenti kur një oficer spanjoll policie shpëtoi një fëmijë nga oqeani në brigjet e Afrikës Veriore derisa mijëra migrantë vërshuan përreth kufirit nga Maroku.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Garda Civile e Spanjës tha se oficeri Juan Francisco e nxori djalin nga oqeani pranë enklavës së Seuta të martën pasdite pasi nëna e tij u hodh në ujë të ftohtë me të në shpinë. Djali mbijetoi.


Policia tha se ai ishte njëri nga një numër i fëmijëve dhe foshnjave që ata shpëtuan pasi rojet në anën tjetër marokene u tërhoqën, duke lejuar 8,000 njerëz të notonin dhe të vraponin përtej kufirit.

Ndryshe, autoritetet spanjolle kanë dëbuar emigrantët nga enklava Ceuta, pasi që mijëra prej tyre përmes rrugëve ujore ishin nisur nga Maroku.

Kryeministri Pedro Sanchez, ka thënë se në total janë 8.000 që gjatë dy ditëve të fundit janë futur në Seut, e mbi 4.800 prej tyre janë kthyer nga forcat e sigurisë nga të dyja anët, duke reaguar për të parandaluar kalimin e mëtutjeshëm. /Telegrafi/