LAJMI I FUNDIT:

Momenti kur kapet nga policia “i forti” i Tiranës, i dënuar për vrasje (Video)

Momenti kur kapet nga policia “i forti” i Tiranës, i dënuar për vrasje (Video)

Një 28 vjeçar, i shpallur në kërkim dhe i dënuar me 12 vite burgim, është arrestuar ditën e sotme nga policia. Në pranga ka rënë Herger Çitaku, 28 vjeç, banues në Tiranë

Sipas policisë, arrestimi i tij ka ardhur pasi më datë 05.12.2016 Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 12 vite burg, për veprat penale “Vrasja me dashje për shkak të cilësive të veçanta të viktimës” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.