LAJMI I FUNDIT:

‘Momenti kur jeta ime mbaroi’: Rrëfimi prekës për imazhin e të riut që nuk pranoi ta linte trupin e mbesës së tij të vrarë në Rripin e Gazës

‘Momenti kur jeta ime mbaroi’: Rrëfimi prekës për imazhin e të riut që nuk pranoi ta linte trupin e mbesës së tij të vrarë në Rripin e Gazës

“Kjo foto shënoi momentin kur jeta ime mori fund. Ajo qëndroi në krahët e mi derisa ne e varrosëm”, tha 18-vjeçari Mohamed Maadi një vit pas bombardimeve izraelite në të cilat u vranë gjashtë anëtarë të familjes së tij.

Kështu e fillon shkrimin e saj në Al Jazeera, Anne Paq, një fotoreportere e pavarur, e cila ishte e vendosur në Palestinë që nga viti 2003, përcjell Telegrafi.


Siç ka shkruar ajo, këtë fotografi e kishte bërë afër Rafahit, më 3 gusht të vitit 2014, dy ditë pas bombardimeve.

Në të, ai po mbante trupin e pajetë të mbesës së tij dy vjeçare, Jana.

Izraeli kishte bombarduar rëndë dhe pa dallim qytetin palestinez, si përgjigje të kapjes së një ushtari izraelit nga luftëtarët e Hamasit, kujton ajo.

“Unë kisha qenë në Rripin e Gazës duke dokumentuar viktimat e konfliktit për rreth tre javë”.

“Herët në mëngjesin e 3 gushtit, unë kisha hipur në një makinë me disa gazetarë të tjerë – një shenjë e TV e vendosur – dhe u drejtova drejt jugut”.

“Ne e dinim që rruga do të ishte e mbushur me rrezik dhe do të përshkonim sa më shpejt që të mundnim. Ne mund të dëgjonim bomba që goditeshin aty pranë”.

Gjithsesi ajo thotë se kujtimet e asaj dite janë të mjegullta.

“Mungesa e gjumit po ndikonte tek ne, mbi stresin dhe emocionet që mund të kenë dëshmitarët e mizorive”.

“Ndihesha sikur isha një pilot-automatik: duke dokumentuar atë që mundja, duke klikuar kamerën, duke marrë disa shënime, duke i vendosur imazhet në internet. Ne vështirë se kishim kohë për të ngrënë ose për të fjetur dhe ishte kryesisht natën, kur po rishikoja dhe redaktoja fotografitë, se tmerri i asaj që po dëshmonim çdo ditë do të më godiste”.

Megjithatë, kjo skenë e veçantë është diçka që ajo thotë se nuk e ka harruar kurrë.

Mohamed Maadi mban mbesën e tij të vdekur, Jana dy vjeçare, dy ditë pasi ajo u vra kur Izraeli bombardoi shtëpinë e familjes së tyre në Rripin e Gazës në gusht të vitit 2014 [Anne Paq/Al Jazeera]
“Sapo kishim vizituar Kuwaiti Hospital në Rafah, i cili po luftonte për të përballuar numrin e të plagosurve dhe të vdekurve, kur na thanë për një vend tjetër – në një fushë bujqësore, ku ishin grumbulluar trupat e vdekur, sepse morgu dhe spitalet ishin plot”.

“Ende mbaj mend erën e padurueshme të trupave që prishen në vapën e verës. Të afërmit mundoheshin të gjenin të dashurit e tyre, t’i rikthenin në familjen e tyre dhe t’i varrosnin, me gjithë rrezikun e sulmeve të mëtejshme”.

“U largova dhe mbaj mend që po kaloja një kamion dhe pashë këtë djalë të ulur në kabinë, me një trup të vogël të mbështjellë në një çarçaf të bardhë dhe me një emër të shkruar në arabisht mbi të. Kam marrë disa foto dhe ai më shikoi për disa sekonda. Disa sekonda që ndjeheshin si një amshim”.

“Çfarë duhet të ketë menduar ai për mua, një fotograf që dokumenton dhimbjen e tij të fortë?”

Siç e përshkruan burrin fotografja, ai dukej aq i thyer, përcjell Telegrafi.

“Kam pyetur dikë tjetër nga familja se si ishte emri i tyre dhe shkrova ‘Maadi’ në fletoren time. Më vonë zbulova se fëmija që mbante ishte bija e vëllait të tij dhe se ai nuk pranonte ta linte. Në atë fazë, unë nuk e dija se çfarë i kishte ndodhur asaj dhe mbeta me shumë pyetje pa përgjigje”.

Fotografja më tej tregon se ishte larguar nga Rripi i Gazës dy ditë më vonë me një zemër të thyer, e shqetësuar për njerëzit që po linte pas.

Pas armëpushimit, kujton ajo, është kthyer dhe ka filluar punën në një projekt kolektiv multimedial, për familjet e shkatërruara nga ofensiva e vitit 2014.

“Kur u ktheva, kuptova se si bombardimi i shtëpisë së tyre kishte rezultuar me vdekjen e gjashtë anëtarëve të familjes – vëllai i Muhamedit, Bassam, 33 vjeç, gruaja e Bassam, Iman, 31 vjeç, dhe dy vajzat e tyre, Hala, 3 dhe Jana, 2 vjeç. Dy anëtarë të tjerë të familjes Maadi u vranë gjithashtu në atë sulm ajror: dy vjeçari Yousef, djali i një tjetër nga vëllezërit e Muhamedit dhe xhaxhai i Muhamedit, Suleiman, 53 vjeç”.

“Kishte ndodhur të premten, 1 gusht, ditën që do të njihej si ‘E Premte e Zezë’, një nga ditët më të përgjakshme të ofensivës izraelite. Kishte 31 vetë brenda shtëpisë së madhe të familjes Maadi atë ditë”.

“Unë kam qenë në gjendje të identifikoj djalin e ri që kisha fotografuar – dhe mësova se emri i tij ishte Mohamed – por ai nuk ishte aty ditën kur i vizitova. Në vend të kësaj, Ala Qandil, bashkëautori im në projekt, ishte në gjendje ta takonte atë më vonë. Ai kurrë nuk ishte ‘shëruar’ nga humbja e të afërmve të tij. Mësuam se ai gjithashtu ishte plagosur në bombë por ishte shpëtuar nga fqinjët e tij. Tani ai vuan nga problemet neurologjike dhe është larguar nga shkolla e tij mekanike”.

Në vitin 2017, rrëfen më tej Anne Paq, është kthyer edhe një herë për të parë familjen.

Këtë herë, bën të ditur ajo, kishte parë Muhamedin shkurtimisht.

Sipas saj, ai mbante afër një tjetër nga mbesat e tij, një që kishte mbijetuar mrekullisht dhe ishte e buzëqeshur; një buzëqeshje që përpiqet gjithashtu ta ruaj në kujtimet e saj.

“Fotografia që bëra nga Muhamedi dhe Jana në Rafah ende më përhumb. Në mendjen time, ajo gjithmonë do të shoqërohet me dhimbje dhe erë trupash të dekompozuar, me padrejtësi dhe me jetë të copëtuar – të atyre që vdiqën, por edhe për të mbijetuarit”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Azia
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Azia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Kalo në kategori