LAJMI I FUNDIT:

Momenti kur adoleshenti britanik që punonte si diler droge, përplaset me motoçikletën e vjedhur që lëvizte me 100 km/h në shtyllën elektrike

Momenti kur adoleshenti britanik që punonte si diler droge, përplaset me motoçikletën e vjedhur që lëvizte me 100 km/h në shtyllën elektrike

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur një adoleshent – diler droge përplaset me motoçikletën e vjedhur në shtyllën elektrike derisa lëvizte me shpejtësi prej 100 kilometra në orë, ku si pasojë miku i tij i ngushtë pësoi lëndime shumë të rënda.

Orlando Piasecke, 19-vjeç, po lëvizte me shpejtësi dy herë më të madhe sesa që është e lejuar me ligj, dhe përplaset në një veturë dhe më pas përfundon i përplasur në shtyllën elektrike që ishte e punuar nga betoni, transmeton Telegrafi.


Videoja shfaq të rinjtë duke fluturuar nga goditja e fuqishme, ku njëri prej tyre godet drejtpërdrejtë shtyllën e betonit.

Ngjarja ka ndodhur në Derbyshire të Anglisë, e miku i tij që ishte ulur pas ka pësuar lëndime shumë të rënda.

Gjatë seancës dëgjimore, thuhet se njëri nga protagonistët ka pësuar lëndime të rënda në tru sa që mund kurrë të mos ecë.

Gjithashtu gjatë procesit gjyqësor është bërë e ditur se dyshja kishin qenë dilerë droge, dhe në momentet para se të ndodhte aksidenti kishin vjedhur motoçikletën, disa telefona, 500 funte para të thata dhe qese të vogla me heroinë e kokainë.

Derisa njëri prej tyre po vazhdon trajtimin në spital, shoferi i motoçikletës është dënuar me gjashtë vite burgim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori